LAJMI I FUNDIT:

Emma Stone në Golden Globes me fustan që cilësohet vepër arti: 800 orë dorë pune për vendosjen e 63 mijë perlave

Emma Stone në Golden Globes me fustan që cilësohet vepër arti: 800 orë dorë pune për vendosjen e 63 mijë perlave

Emma Stone është një nga ambasadorët e shtëpisë së modës “Louis Vuitton.

Prandaj nuk është për t’u habitur që në shumë ngjarje shfaqet me krijimet e tyre.


Përjashtim nuk ishte as edicioni i 76-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Golden Globes.

Aktorja amerikane këtë vit ishte e nominuar për aktoren më të mirë në një dramë të Motion Picture, të cilin nuk arriti ta fitonte.

Çmimi në fund iu dha Regina King, ku kritikët e filmit për rolin e saj në “If Beale Street Could Talk” parashikojnë të fitoj edhe një Oscar.

Ndoshta nuk gjendet në listën e vlerësuar me çmime, por aktorja fituar vendin e saj në listën e lartë me veshjen më të mirë për krijimin e Nicholas Geskiereas, drejtor kreativ i shtëpisë së modës “Louis Vuitton”.

Fustani është krijuar nga 15 metra shtof, që mediat e huaja e kanë quajtur tashmë “një art në vetvete” teksa ishte punuar më shumë se 800 orë punë dore me mbi 30 rrobaqepëse.

Gjithashtu në të janë vendosur mbi 63 mijë rruaza qelqi dhe kështu të krijojë një model që imiton peshoren e peshkut.

Ndryshe, Stone është duke punuar në projekte të reja filmike që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/