LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Vazhdon greva e mësimdhënësve, nuk mbahet mësim

SBASHK: Vazhdon greva e mësimdhënësve, nuk mbahet mësim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që kishte sonte me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ka bërë të ditur Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për mësimdhënësit, ndërsa ka kërkuar nga SBASHK-u të ndërpresë grevën e filluar më 14 janar.

Ai tha se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro rritje të pagave në arsim dhe se rritja substanciale e pagave është votuar nga të gjitha partitë, si dhe është përkrahur nga Ministria e Financave.

Haradinaj: Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim
Lexo po ashtu Haradinaj: Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim

Por, SBASHK-u ka hedhur poshtë ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për ngritjen e koeficientit prej 0.2 për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke paralajmëruar vazhdimin e grevës në ditët e ardhshme.


SBASHK-u nuk e pranon ofertën e Haradinajt - greva vazhdon
Lexo po ashtu SBASHK-u nuk e pranon ofertën e Haradinajt - greva vazhdon

“Sonte kryetari Jasharaj u takua me kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar  nga kryeministri Haradinaj  në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficientit”.

“Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë  pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik, punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar”.

“Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori