LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim

Haradinaj: Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim

Kryeministri, Ramush Haradinaj, në orët e mbrëmjes ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, të kryesuar nga Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Në një konferencë për media pas takimit, kryeministri Haradinaj, tha se është  diskutuar për të arriturat e fundit në arsim, për shkak se edhe ai, por edhe gjithë Kosova e ka marrë me shqetësim grevën në arsim.


Kryeministri Haradinaj, njoftoi se është bërë një rritje substanciale e pagave në arsim, e cila është votuar në Komisionin për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, e që është përkrahur edhe nga ministri i Financave, e cila për mësimdhënësit e shkollave të mesme rritja është nga 523 në 597.8 euro, ose 74 euro nga paga aktuale, për arsimin fillor rritja është nga 479 në 525.8 euro, apo 46 euro më shumë nga paga aktuale, për rreth 15 mijë mësimdhënës të arsimit fillor, ndërsa për mësimdhënësit në arsimin parashkollor ka rritje po ashtu nga 447 euro në 501.9 euro, apo 54 euro më shumë.

“Nëse flasim për mbi 20 mijë mësimdhënës sa janë, Qeveria e Kosovës e ka respektuar kërkesën e grevistëve dhe është dakorduar për rreth 20 milionë euro rritje të pagave për arsimin”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke pasur parasysh gjendjen jo të mirë, një javë pa mësim, kryeministri Haradinaj i është drejtuar me një letër kryetarit të SBASHK-ut, të cilin e ka lutur që t’i takojë urgjentë këshillin grevistë dhe të kërkojë nga ata që nesër të fillojë mësimi.

SBASHK-u nuk e pranon ofertën e Haradinajt - greva vazhdon
Lexo po ashtu SBASHK-u nuk e pranon ofertën e Haradinajt - greva vazhdon

“Ekziston një rrezik se nëse këshilli grevistë vlerëson ta vazhdojë grevën me bindjen se kjo mund të jetë një ofertë e pastaj vjen një tjetër, në fakt nuk kemi oferta tjera dhe është e pamundur të shkohet me një ofertë të re, dhe kur të votohet ligji nuk mund t’i nxjerrë më askush nga greva dhe ata mbesin peng”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ata që japin këshilla se tash duke vazhduar presionin mund të ndodhë edhe një ofertë bëjnë kalkulime të gabuara.

Kryeministri Haradinaj tha po ashtu se ekziston një mundësi që pas votimit të ligjit  të vendoset një dialog në mes të Qeverisë dhe përfaqësuesve të arsimit dhe të bisedohet për statusin e tyre në të ardhmen si formë e amandamentimit e ligjit, por nuk diskutohet më për këtë ligj dhe ky është një amandament i rënë dakord të cilin e kanë votuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike , edhe të opozitës, dhe nëse fillohet nesër me mësim këtë e fitojnë.

“Kësisoj arrihet një kontratë në mes të deputetëve dhe mësimdhënësve, fëmijëve dhe prindërve. Kjo është e arritura e sotme dhe shpresoj se këshilli grevist do ta kupton se bëhet fjalë jo vetëm për një rritje, sepse ata e meritojnë, e meritojnë pagën edhe më të madhe, janë mësuesit, edukatorët tanë, edukojnë fëmijët e këtij vendi, por kjo që ka ndodhur është e arritura më e madhe që ka mundur të ndodh dhe që ka pasur ndodh në një formë të caktuar”, tha kryeministri Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori