LAJMI I FUNDIT:

Pakistanezi i gjatë afro dy metra e gjysmë, i mërzitur se nuk po gjen të dashur (Video)

Pakistanezi i gjatë afro dy metra e gjysmë, i mërzitur se nuk po gjen të dashur (Video)

Zia Rashit është i gjatë 2.43 metra, që e bën njeriun më të gjatë në Pakistan, por që është gjithnjë i mërzitur, që nuk po mund të gjejë një të dashur të përshtatshme.

Ky pakistanez që është për tetë centimetra më i shkurt se njeriu më i gjatë në botë, thotë se për shkak të gjatësisë, nuk po i përshtatet asnjëra, transmeton Telegrafi.

Madje, familja e 23-vjeçarit ka dërguar propozime te disa familje, por iu janë refuzuar sepse nuk donin që të jepnin të bijat për këtë njeri të gjatë, që njëherësh është edhe i papunë.


Rashid me familjarë

“Gjatësia më ka bërë të paaftë për shumë punë, nuk i përshtatem as ambienteve të punës, ndërsa gjatësia ma ka pamundësuar udhëtimin me transport publik” është shprehur Rashit.

Meqenëse nuk mund të gjejë rrobe dhe këpucë, të gjitha duhet t’ia qepin special vetëm për të, gjë që kushton shumë.

“Kam aplikuar të njihem si person me nevoja të veçanta dhe të më sigurohet një pagesa, për shkak të pamundësive për punë” është ankuar ai.

Megjithatë, njeriu i gjatë afro dy metra e gjysmë, merr ftesa për ahengje të ndryshme private në Dubai, disa qytete të Arabisë Saudite dhe Zimbabve, ku paguhet që të bëhet pjesë e organizimeve.

Për momentin, njeriu më i gjatë në botë është Sultan Kosen nga Turqia, që është i gjatë 2.51 metra. /Telegrafi/