LAJMI I FUNDIT:

Chelsea afër mbylljes së transferimit të Paredes

Chelsea afër mbylljes së transferimit të Paredes

Chelsea pritet të përfundojë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Zenit St Petersburg, Leandro Paredes.

Blutë e Londrës janë shumë të interesuar në mesfushorin e ri argjentinas dhe kjo nuk përbën asnjë sekret.

Drejtuesit e klubit londinez disa herë kanë tentuar transferimin e tij, por pa pasur  sukses.

Zeniti refuzon ofertën e Chelseat për Paredes
Lexo po ashtu Zeniti refuzon ofertën e Chelseat për Paredes

Megjithatë, tani thuhet se kanë ndryshuar gjërat dhe Chelsea është afër marrëveshjes për transferimin e Paredes.

Sipas mediumit britanik The Express, Paredes do të zbulohet si nënshkrimi i parë i Bluve në afatin e janarit pasi dy klubet arritën një marrëveshje prej 31 milion funtesh apo rreth 35 milionë euro.

Paredes është një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Cesc Fabregas, i cili u largua para disa ditësh duke u transferuar te Monaco në Ligue 1.

Chelsea preferon Paredesin para Barellas
Lexo po ashtu Chelsea preferon Paredesin para Barellas

Chelsea fillimisht kishte kërkuar italianin e Cagliarit, Nicola Barella, por u refuzuan në ndjekjen e tyre pas kërkesave të mëdha të klubit nga Sardenja.

24-vjeçari Paredes u bashkua me Zenitin nga Roma në vitin 2017 dhe ka impresionuar fuqishëm në Rusi. /Telegrafi/