LAJMI I FUNDIT:

Messi edhe me një rekord, hyn në ‘klubin e 800’

Messi edhe me një rekord, hyn në ‘klubin e 800’
Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Barcelona u kualifikua për në çerekfinale të Copa del Rey pas fitores së mbrëmshme kundër Levantes me rezultat 3-0 (4-1).

Më i merituar për këtë fitore ishte Ousmane Dembele, i cili realizoi dy gola, por një tjetër performancë e madhe ishte nga ana e Lionel Messit.


Ai shënoi një gol dhe asistoi në dy golat e francezit duke bërë që të arrij edhe një rekord personale si futbollist profesional.

Dembele me shok duke e festuar golin (Photo by David Ramos/Getty Images)

Argjentinasi në këtë formë ka arritur numrin e 575 golave dhe 225 asistime në fanellën e skuadrës katalunase.

Kjo është vetëm një nga arritjet e shumta të një prej futbollistëve më të mirë në histori, ku ka arritur të përfshihet në 800 raste të golave të blaugranave.

Por mbrëmë, performanca e Messit ndoshta nuk do të thotë asgjë për Barçën pasi për shkak të një gabimi administrativ të pabesueshëm nga ndeshja e parë, skuadra mund të eliminohet shkaku i të riut Juan Brandariz, i cili nuk kishte të drejtë që të paraqitej në takimin e parë me Levanten.

Presidenti i Levantes, Quico Catalan: Do ta ankohemi në federatë, duam kualifikim në tavolinë ndaj Barcelonës
Lexo po ashtu Presidenti i Levantes, Quico Catalan: Do ta ankohemi në federatë, duam kualifikim në tavolinë ndaj Barcelonës

Brandariz ishte ndëshkuar me një ndeshje mos lojë me Barcelonën B dhe rregullat thonë se pezullimi vlen edhe për ekipin e parë.

Ndryshe, për shkak të një gabimi të ngjashëm, Real Madridi ishte përjashtuar gjithashtu nga Kupa në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori