LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM shkatërroi ekonominë

OBRM-PDUKM: LSDM shkatërroi ekonominë

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga OBRM-PDUKM thuhet se “LSDM e shkatërroi ekonominë, solli varfëri dhe shpërngulje te të rinjtë e vendit”.

“Rritja ekonomike në vend është më rritja më e ulët në rajon në periudhën kur ekonomia botërore është ngritje. LSDM premtonte rritje prej 5% në vit, tani e dy vite që kur menaxhojnë me shtetin, rritja është diku rreth zeros. Sipas raportit vjetor të Global Prospects të Bankës Botërore e projekton rritjen e ekonomisë vetëm 3.3% deri në vitin 2021, dhe jo 5% siç gënjente LSDM”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas tyre qytetarët janë më të varfër dhe nuk ka rrogë prej 500 eurove, nuk ka 100.000 denarë për pagën e mjekëve dhe nuk ka 600 kilometra autostradë.

“Investitorë nuk ka, por vetëm njoftime boshe të LSDM-së se kur do të ndryshohet emri i vendit do të ketë shumë investitorë të huaj. S’është as google e as Microsofti”, thuhet në kumtesën e partisë opozitare maqedonase.

Ata shtojnë se shteti i Maqedonisë është i renditur si shteti më i korruptuar në rajon dhe se gjithçka që është ndërtuar me vite LSDM e shkatërroi për dy vite.

Në fund të njoftimit thuhet se LSDM duhet të ikë sa më shpejt për shkak se qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë dhe kjo mund të ndodh vetëm kur LSDM do të ikë nga qeverisja./Telegrafi/