LAJMI I FUNDIT:

Rama i përgjigjet një komentuesi: Shumë shpejt në një çati me Kosovën

Rama i përgjigjet një komentuesi: Shumë shpejt në një çati me Kosovën

Një kritikë e një komentuesi për ministren e Arsimit nga Kosova, Besa Shahini ka nxitur reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Shko e mëso shqipen”, ishte komenti i një qytetari nga Shqipëria.


Por përgjigja e kryeministrit Rama nuk vonoi.

Madje ai i kërkoi komentuesit “të mësohet, se shpejt do të jemi në një çati me Kosovën”.

“O zot! 4 fjalë 3 gabime dhe një fjali prej drume-preje, për të përqeshur tingëllimën e të folurës së Kosovës! Po mësohu, mësohu me këtë tingëllimë, ti dhe shumë si puna jote, se do ju duhet të adaptoheni shpejt nën një çati me Kosovën, edhe po nuk deshët ju”, është reagimi i kryeministrit Rama.

Besa Shahini është emëruar së fundmi ministre e arsimit në Shqipëri, me vendim të Edi Ramës në ndryshimet e fundit në Qeverinë e Shqipërisë. /Telegrafi/