LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Nuk është reale të presim që taksa do të sjellë njohjen nga Serbia (Video)

Hoxhaj: Nuk është reale të presim që taksa do të sjellë njohjen nga Serbia (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk do të ishte reale të presim që pas vendosjes së taksës, Serbia të na njoh.

Hoxhaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse do të ishte kaq e thjeshtë të fitohet njohja nga Serbia, do të vepronim që nga viti 2008.

“Kur kemi marrë vendim për taksën, nuk kemi pasur një cak të tillë [njohja nga Serbia]. Caku ka qenë të dëmtohet Serbia ekonomikisht…Nuk kemi pasur një logjikë të tillë, se do të vendosim taksë, dhe përmes taksës të marrim njohjen nga Serbia”, tha ai, përcjell Haradinaj.


Hoxhaj ka thënë se problemi më i madh me Serbinë është pikërisht njohja e ndërsjellë.

“Do të ishte lehtë këtë punë ta bëjmë në vitin 2008 [vendosja e taksës në këmbim të njohjes]. Ne e dimë që njohja e Kosovës nga Serbia është problemi më i madh. Për më shumë, raportet tona me Serbinë nuk janë probleme bilaterale, por është temë ndërkombëtare”.

Hoxhaj: Taksa ndaj Serbisë, nuk duhet t'i lëndojë raportet tona me SHBA-në dhe BE-në (Video)
Lexo po ashtu Hoxhaj: Taksa ndaj Serbisë, nuk duhet t'i lëndojë raportet tona me SHBA-në dhe BE-në (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se nuk është mirë të pretendojmë se taksa do të sjellë njohjen.

“Ideja e taksës ka qenë  të ndalet kampanja agresive e Serbisë ndaj Kosovës, që ne mendojmë se ka pasur efekt”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori