Gjashtë muaj për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, OBRM-PDUKM fton institucionet të bojkotojnë
“Përveç gjuhës maqedonase, me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të gjitha institucionet si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor në Maqedoni, tani janë të obliguara ta përdorin gjuhën shqipe si zyrtare që e flasin 20 përqind e qytetarëve të Maqedonisë. Te të gjitha institucionet tani duhet të formohen kushte për përdorimin e gjuhës shqipe për komunikim”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha. Por, se sa kanë institucionet tona kapacitet për realizimin e këtij ligji?
“Secili institucion duhet të bëj analizë në kapacitet që ka, dhe varësisht nga analizat duhet të ndërmerren edhe hapat për përmirësimin e kapaciteteve, resurse njerëzore, me qëllim që të zbatohet edhe në praktikë ky ligj. Siç e dini me akt të veçantë në ligj është paraparë formimi i inspektoratit i cili do ta ndjek dhe monitorojë zbatimin në praktikë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e të gjitha institucioneve”, deklaroi Muhamed Hoxha, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria thonë se ende nuk dinë se sa do të kushtojë zbatimi i ligjit. Institucionet duhet që në afat prej 6 muajsh të fillojnë me zbatimin dhe t’i realizojnë ndryshimet. Për zbatimin e ligjit, neni 18 parasheh formim të Agjencisë për zbatimin e gjuhës që e flasin mbi 20 përqind e qytetarëve, dhe për mbikëqyrjen parashihen formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Por, opozita maqedonase OBRM-PDUKM ligjin e konsideron si kundërkushtetuese dhe i inkurajon institucionet ta bojkotojnë zbatimin e këtij ligjit.
Nga OBRM-PDUKM thonë se ligji do ta bllokojë punën e institucioneve me përkthime dhe me arkiva, por nga Qeveria rikujtojnë se ligji parasheh dënime për mos zbatimin e ligjit.
“Ligji vlen për të gjithë, në këtë rast për të gjitha institucionet. Ato institucione që s’do ta praktikojnë përdorimin e gjuhëve sipas ligjit që hyni në fuqi, parashikohen dënime me nen të veçantë nga ai ligj”, shtoi Hoxha.
Neni 22 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve parasheh dënime prej 4000 deri 5000 euro në kundërvlerë të denarit për të gjitha institucionet që nuk do ta respektojnë ligjin. Sipas këtij ligjit, 30 përqindëshin e dënimit është për personin përgjegjës në institucion./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj