Operatorët telefonik në Kosovë nuk kanë arritur t’i përmbahen afatit kohor për largimin e kodeve të huaja telefonike dhe përdorim vetëm të kodit telefonik të Kosovës +383.
Data 15 janar e këtij viti ka qenë e fundit kur operatorët e telefonisë mobile dhe fikse Vala dhe IPKO është dashur të fillojnë me zbatimin e kodit telefonik +383 dhe largimin në tërësi të kodeve ndërkombëtare.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se si rrjedhojë e moszbatimit të këtij afati fillohet me masa sanksionuese.
“Nga sot kompanitë (operatorët telefonik në Kosovë) do të dënohen me shumën 10 euro në muaj, ky vendim do të rishikohet në dy-tre muajt e ardhshëm dhe nëse nuk zbatohet deri atëherë kjo shumë mund të rritet më tutje”, thotë Gashi.
Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë dy operatorë të telefonisë mobile të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile Vala shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-së kodin e Sllovenisë (+386) për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.
Largimi i kodeve të huaja ishte paraparë që të ndodhte në qershor të vitit 2018, por kjo nuk kishte arritur të realizohej. Pas kësaj date ishte dhënë edhe afat i dytë për largimin e kodeve të huaja që ishte 31 tetori i vitit 2018.
Por, në pamundësi për arritjen e këtij afati dy operatorët Vala dhe IPKO kishin kërkuar shtyrje të afatit, por kjo nuk ishte pranuar nga ARKEP.
Qysh në atë kohë ARKEP nxjerri vërejtjen përfundimtare dhe kërkoi që të eliminohen kodet e huaja sa më të shpejtë që është i mundur, derisa me masa sanksionuese bëri të ditur se fillohet nga data 15 janar 2019.
Sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383, sipas operatorëve të telefonisë mobile Vala dhe IPKO ishin relacionet e tyre me operatorët ndërkombëtarë.
Ekspertë të çështjeve të telekomunikacionit e kishin konsideruan neglizhencë të operatorëve telefonik mosrrumbullakimin në afat të caktuar të kodit shtetërorë telefonik të Kosovës +383.
Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, i ka paguar për shfrytëzim të kodit tre milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro. Kostoja e përgjithshme e shkaktuar nga mungesa e kodit telefonik, sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, i kanë kushtuar humbje vendit deri në mbi 200 milionë euro.
Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit 2016. Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /REL /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje