LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqaj prezanton Kosovën në Dubai

Ministri Beqaj prezanton Kosovën në Dubai

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj do të marr pjesë në Forumin Ekonomik EBA në Dubai, më 16 janar 2019.

Ky Forum Ekonomik, është bashkorganizuar nga dy Qeveritë respektive dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës do të pritet nga homologët arab.


Synimi i Beqajt në këtë forum, është krijimi i mundësive për investime të huaja direkte, në këtë rast atyre arabe. Aty i pari i Inovacionit dhe Ndërmarrësië, do të prezantojë avantazhet konkurruese dhe atraktive të Kosovës për investitorët në ekonominë digjitale, kompanitë e teknologjisë informative të bazuara në inovacion, start-upeve dhe investitorëve engjuj. Në forumin e EBA-së me theks të veçantë do të prezantohet Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, si mundësi konkrete dhe reale për fokusimin në aktivitete të hulumtimit dhe zhvillimit, qendra të ekselencës, inkubatorë dhe trajnime.

Gjithashtu, Ministri Beqaj do të ketë takime B2B, për të krijuar lidhje të reja tregtare dhe afariste mes sektorit privat.

Forumi Ekonomik,vjen pikërisht pas shpalljes së vitit 2019, si vit i zhvillimit ekonomik nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Dubai, Ministri Beqaj do të ketë takim edhe me homologë nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori