LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqen me 57 pikë James Harden në fitoren e Houstonit kundër Memphisit

Shkëlqen me 57 pikë James Harden në fitoren e Houstonit kundër Memphisit

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Houston Rockets ka shënuar edhe një fitore në rrugëtimin drejt “play-off” të Konferencës Perëndimore, ku enigmë e pazgjidhur për kundërshtarët ishte James Harden. duke i thyer një rekord Kobe Bryantit.


“Raketat” ishin më të suksesshëm para shikuesve të vetë në Toyota Center duke triumfuar kundër Memphis Grizzlies me rezultat 112:94.

Vetëm çereku i parë i takoi mysafirëve dhe më pas gjithçka shkoi siç kishin planifikuar vendasit dhe në fund triumfuan me 18 pikë epërsi.

Harden ishte i pandalshëm te kuqebardhët duke realizuar plotë 57 pikë dhe i mungoi një kërcim për të regjistruar ‘double-double’. Danuel House shtoi 15 pikë, një pak e pati Gerald Greeen.

Te Grizzlies më të mirët në parket ishin Garrett Temple dhe Mike Conley, të cilët ndaras realizuan nga 14 pikë.

Pas kësaj, Rockets kanë bilanc prej 25 fitoreve dhe 18 humbjeve gjersa për Memphisin ky ishte pësimi i 24 kundrejt 19 triumfeve.

Ndryshe, Houston në takimin e radhës do të luajë kundër Brooklyn Nets gjersa Grizzlies do të ballafaqohen me Millwaukee Bucks. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Brooklyn 109:102 Boston

San Antonio 93:108 Charlotte

Utah 100:94 Detroit

Sacramento 115:107 Portland

L.A. Clippers 117:121 New Orleans

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori