LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: LDK e pranon dialogun dhe PDK-në, vetëm që të marrë pushtet për vete

Molliqaj: LDK e pranon dialogun dhe PDK-në, vetëm që të marrë pushtet për vete

Lëvizje drejt përfshirjes në dialog me Serbinë i ka quajtur deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj deklaratat e fundit të LDK-së për bisedimet.

Në një postim në rrjetin social facebook, Molliqaj ka shkruar se partia e Isa Mustafës po e shfrytëzon dialogun që të marrë pushtet për vete.

Megjithatë ai ka thënë se është “lajm i mirë që LDK po lëviz drejt përfshirjes në dialog”.


LDK-ja paraqet disa kushte për t'u përfshirë në dialog me Serbinë
Lexo po ashtu LDK-ja paraqet disa kushte për t'u përfshirë në dialog me Serbinë

“Lajm i mirë që LDK paska bërë lëvizje drejt përfshirjes në dialog me Serbinë. Por përderisa për PSD-në asnjëherë dialogu nuk është shfrytëzuar për të fituar pushtet për vete, për LDK-në synimi dhe kushti i vetëm për t’u përfshirë qenkan nëse ajo merr pushtet. Qoftë përmes zjedhjeve, qoftë pa zgjedhje por vetëm me riformatim të qeverisë – siç deklaroi sot Isa Mustafa”, ka shkruar Molliqaj.

Deputeti i PSD-së në këtë postim gjithashtu thotë se partisë së tij i janë ofruar shumë pozita, për tu bërë pjesë e koalicionit.

Por sipas tij, “PSD-ja i ka refuzuar, për të vendosur kushte tjera, që i shërbejnë Kosovës”.

“PSD-së i janë ofruar ministri e pushtet, por ne kemi zgjedhur ta refuzojmë përfitimin partiak, për të vendosur kushte tjera, që i shërbejnë Kosovës. LDK-ja nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t’u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja. Është lajm i mirë avancimi i qëndrimit të LDK-së, por unitetin për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, duhet ta krijojmë duke vendosur parime e vlera, e jo duke e shfrytëzuar procesin për të marrë pushtet për vete”, përfundon postimi i Dardan Molliqajt.

Ndryshe LDK-ja sot pas një mbledhje të grupit paralamentar, tha se për përfshirjen e saj në dialog duhet të plotësohen disa kushte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori