LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Veseli të veprojë si kryetar i Kuvendit, jo si shef i SHIK-ut

Mustafa: Veseli të veprojë si kryetar i Kuvendit, jo si shef i SHIK-ut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale ka qenë vullnet i Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të pastrohet njëherë e përgjithmonë lufta e pastër e UÇK-së.

Ai tha se do ta mirëpritshin që të gjithë të dalin të pafajshëm, por sipas tij nëse ka ndonjë nga ta që kanë faj, atëherë drejtësia është drejtësi dhe gjithmonë do të fitojë.

Mustafa në mbledhjen me Grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka komentuar edhe deklaratat e Kadri Veselit për Gjykatën Speciale.


“Është mirë që Veseli të veprojë mbi bazat e përgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit dhe jo si shef i SHIK-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike.

Veseli pas takimit për dialogun: LDK mos t’i fërkojë duart
Lexo po ashtu Veseli pas takimit për dialogun: LDK mos t’i fërkojë duart

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në arenë të fyerjeve.

Hoti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se hyrë në rrugë të pakthyer, raporton KP.  “Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një arenë të fyerjeve, plotë ligje që janë sponsorizu kanë qenë për interesa të individëve. Grupi jonë parlamentar ka ngritur më së shumti çështje në Kuvend të Kosovës. Ky koalicion i ka shkaktuar mjaft dëme Kosovës. 1/3 e ministrave kanë aktakuzë. Gjatë vitit të kaluar një goditje ka qenë edhe deportimi i shtetasve turq. Këshilltar ndërkombëtarë kanë akuzuar Presidentin e vendit”, tha Hoti.

Sipas tij, dialogu me Serbinë ka hyrë në rrugë të pakthyer, derisa delegacionin e Kosovës për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur dekorues.

Sipas Hotit, gjendja në shëndetësi kurrë nuk ka qenë më keq. Ai përmendi edhe grevën e mësimdhënëse, duke ia faturizuar Qeverisë së vendit si dështim.

Hoti tha se është përmbyllur viti me më pak vende punë në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori