LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Nëpërmjet një kumtese nga OBRM-PDUKM akuzohet kryeministri Zoran Zaev për shkak të vendimit të turpshëm dhe joligjor ku fshihet emri i shtetit dhe ndryshohet identiteti, kultura dhe historia.

“LSDM dhe Zaevi me kërcënime, kanosje dhe tregti e shkelën vullnetin e qytetarëve dhe e ndryshuan emrin e Republikës së Maqedonisë, edhe pse populli i Maqedonisë në referendum shumë qartë u deklarua se është kundër ndryshimit të emrit dhe marrëveshjes”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së i amnistuari Zoran Zaev betohej në etërit e tyre se nuk do ta ndryshojë emrin e Republikës së Maqedonisë ndërsa tani krenohet që ka ndryshuar emrin dhe identitetin e vendit të vet ndërsa siç thonë nga kjo parti, do të mbetet e shkruar se 81 deputetë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, në mënyrë joligjore dhe e ndryshuan emrin dhe identitetin e Republikës së Maqedonisë.


Ata shtojnë se kjo qeverisje nuk ndërmerr asgjë dhe se shteti po përjeton humbje në secilën fushë kurse qytetarët bëhet më të varfër.

“Pikërisht për këtë OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvenadre bashkërisht me ato për kryetar shteti ku kjo qeverisje kriminale do të mposhtet. LSDM dhe Zaevi do ta marrin dënimin e shkeljes së vullnetit të popullit dhe për të gjitha të zeza që ia sollën Republikës së Maqedonisë”, thuhet në fund të kumtesës së OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, Krasniqi ndan një video të Hashim Thaçit

Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, Krasniqi ndan një video të Hashim Thaçit

Lajme
“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

“The Geopost”: Pushteti serb prapa forcave të fshehura terroriste e proruse në bllokadën kufitare me Kosovën

Lajme
Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Lajme
Konfiskohen pije alkoolike dhe produkte ushqimore në Zubin Potok, katër vetura hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Konfiskohen pije alkoolike dhe produkte ushqimore në Zubin Potok, katër vetura hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Kronika e Zezë
Ambasadori i ri britanik nis të njohë Shqipërinë, Abbott: Jeni në zemër të rajonit

Ambasadori i ri britanik nis të njohë Shqipërinë, Abbott: Jeni në zemër të rajonit

Lajme
Kalo në kategori