LAJMI I FUNDIT:

Apple ka konsideruar mundësinë që Samsung të furnizonte modemet e tyre 5G

Apple ka konsideruar mundësinë që Samsung të furnizonte modemet e tyre 5G

Gjyqi midis Komisionit Federal të Tregtisë në SHBA dhe Qualcomm, i cili filloi një javë më parë, po sjell informacione të reja në sipërfaqe. Është interesante se dy kompani kineze, Huawei dhe Lenovo, janë dëshmitarë në gjyq. Ne kemi mësuar nga dëshmitë se Samsung dhe Huawei po furnizojnë shumicën e çipeve modem për vetvetën, dhe tani po dëgjojmë disa pjesë interesante edhe për Apple.

Një raport i Reuters, bazuar në detajet nga gjykimi, shkruan se Apple po konsideronte Samsung dhe MediaTek si furnizues të mundshëm të modemeve 5G, përveç partnerit të tyre aktual, Intel. Për pesë vjet në mes të 2011 dhe 2016 Apple ishte duke përdorur vetëm procesorët Qualcomm, pas së cilës vendosi të ndante porositë midis Qualcomm dhe Intel.


Megjithatë, në vitin 2018 Apple u kthye vetëm tek Intel për të gjitha nevojat e tyre për modem.

VP i prokurimit të Apple, Tony Blevins, dëshmoi të premten se “Apple gjithashtu ka konsideruar mundësinë që MediaTek dhe Samsung, një nga rivalët më të mëdhenj të tyre në tregun e telefonave të mençur, të furnizojnë çipat për gjeneratën e ardhshme të rrjeteve telefonike të njohura si 5G”.

Ai nuk përmendi nëse një iPhone 5G do të lansohej në vitin 2019 ose jo. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Kalo në kategori