LAJMI I FUNDIT:

Arsenali nuk ia del ndaj West Hamit, pëson në derbin e Londrës

Arsenali nuk ia del ndaj West Hamit, pëson në derbin e Londrës
LONDON, ENGLAND - JANUARY 12: Declan Rice of West Ham United celebrates with team mates Michail Antonio of West Ham United and Marko Arnautovic of West Ham United after scoring their team's first goal during the Premier League match between West Ham United and Arsenal FC at London Stadium on January 12, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

West Ham United ka triumfuar në derbin e Londrës, pasi ka mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat që sulmonin vazhdimisht njëra tjetrën.


Mark Noble i vendasve e pati rastin e parë në ndeshje, por që nuk ishte i suksesshëm.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette pati rast të mirë në minutën e 14-të, por pas dy tentimeve nuk arriti të shënonte.

Deri në fund të pjesës së parë, Felipe Anderson dhe Rice të vendasve rrezikuan por që nuk ia dolën ta dërgonin topin në rrjetë.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër për Arsenalin rast të mirë shënimi pati talenti Guendouzi por pa sukses.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0.

West Ham e nisi për mrekulli pjesën e dytë pasi pas tre minutave realizuan gol.

Samir Nasri shërbeu bukur në zonë mbrojtësin Declan Rice i cili me një goditje të fuqishme mposhti Bernd Lenon për 1-0.

Festa e Declan Rice pas golit të fitores. (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Arsenali tentoi të rikthehej në lojë dhe pati raste të mira me Pierre Emerick Aubameyang, por që nuk ia dolën të shënonin.

Pas kësaj fitore, West Ham United ngritët në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë të tubuara, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e pestë me 10 pikë më shumë.

Në ndeshjen e ardhshme, West Ham United do të jetë mysafir tek Bournemouth, në anën tjetër Arsenalin e pret një derbi londinez pasi në ‘Emirates’ do të jetë nikoqir i Chelseat. /Telegrafi/