LAJMI I FUNDIT:

Deda: Subjektet me mentalitet linçues, nuk kanë çka lypin në politikë (Video)

Deda: Subjektet me mentalitet linçues, nuk kanë çka lypin në politikë (Video)

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka thënë se në Kosovë mentaliteti linçues është duke u rritur ne vazhdim.

Deda, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se linçimi vjen si pasojë e mungesës së argumenteve  dhe varfërisë mendore.

“Njerëzit e politikës janë të padijshëm dhe linçojnë majtas e djathtas. Ata që linçojnë nuk janë ndryshimi. PDK-ja ka linçuar njëjtë kur ka qenë e fortë, e tash është e parti e dobët e nuk linçon më. Për këtë arsye ne nuk merremi më me PDK-në, sepse është parti e dobët”.


Deputeti opozitar ka thënë se më herët mentalitet linçues ka pasur vetëm PDK-ja, ndërsa tani sipas tij situata ka ndryshuar.

“Ideja jonë në të kaluarën, ka qenë që nëse ndalet PDK-ja do të ndalet ky mentalitet linçues. Ne po e shohim se mentaliteti i tillë degradues vetëm po rritet në Kosovë te të gjitha subjektet politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse Vetëvendosje ka trashëguar këtë mentalitet linçues nga PDK-ja, Deda ka thënë se kur motivi politik është urrejtja, s’ka çka lyp ai subjekt në politikë.

“Kur pjesë e debatit të përditshëm është urrejtja, çka po kërkon në politikë me urrejtje?! Tifozeria është për sport, jo për politikë”, tha ndër të tjera Ilir Deda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori