Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot një grup studentësh, të kryesuar nga Tonia Land dhe Stephanie Dana Ely nga Iowa, me të cilët zhvilluan bashkëbisedim për shumë çështje të rëndësishme, përfshirë punët që po i bën Qeveria për Kosovën, agjendën e saj, jetën e Haradinajt gjatë luftës por edhe pas saj dhe rrugëtimin e tij politik.
Haradinaj duke e falënderuar shtetin e Iowa-s për miqësinë që ka me Kosovën, tha se sot është një nder prania e studentëve në Qeveri, për të folur para tyre për punët dhe fokusin që ka Qeveria nën udhëheqjen e tij.
“Kam një agjendë të ngarkuar, sidomos sa i përket sundimit të ligjit, por edhe për ekonomi, përfshirë edhe dialogun me Serbinë që ende nuk është arritur marrëveshja finale. Në pozitën time ka shumë punë por edhe privilegje, sidomos për miqësinë që kemi më shtetin e Iowa-s që ka qenë një nder që e kam vizituar shtetin tuaj dhe të shoh se sa të mirë jeni dhe sa shumë e doni ju Kosovën”, shtoi kryeministri Haradinaj, para studentëve në bisedën e hapur me ta.
Ndër tjerash, theksoi se e mirëpret vizitën e tyre sot dhe se kjo është një gjë shumë e mirë për të mësuar më shumë për Kosovën, për të vërtetën e saj.
Kryeministri iu është përgjigjur studentëve në pyetjet e tyre për sfidat që e kanë përcjellë atë deri në ditën ku është sot në krye të shtetit.
Izolimi i qytetarëve të Kosovës përmes regjimit të vizave, është njëra nga çështjet që kryeministri Haradinaj e shprehu para studentëve të Iowa-s, dhe këtë e quajti diskriminim për shtetin më të ri në Evropë i cili nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë.
I pyetur në lidhje me marrëdhënien Qeveri-media, kryeministri Haradinaj tha se fillimisht ka pasur një qasje jo të mirë me mediat, sepse jepnin lajme jo të vërteta, por duke e kuptuar se ky është realiteti pastaj është paraqitur shumë transparent me atë se çfarë bën, përpos çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë, të cilat me ligj nuk lejojnë t’i paraqesë.
Më tutje, Haradinaj në interesimin e studentëve lidhur me planin qeverisës që do të përmbushë gjatë qeverisjes së tij, tha se është duke punuar që të ketë ligje të mira, duke potencuar, atë për Pagat, Ushtrinë, etj.
” Informova studentët nga Iowa që ky vit do të jetë vit i ekonomisë dhe se i mbështetë bizneset e reja sa i përket industrisë digjitale, teknologjisë informative dhe bizneseve të reja, disa prej të cilave janë bërë brende në mbarë botën”.
Gjatë bashkëbisedimit, foli edhe për karakteristikat e popullit kosovar, duke e përshkruar atë si një popull paqësor, njerëz gjeneroz dhe mikpritës, të gatshëm që të ndihmojnë dhe japin pjesën e tyre për t’iu bashkëngjitur botës, duke dhënë kontribut gjithandej.
Në interesimin e studentëve se cili është aspekti më përfitues dhe shpërblyes nga pozita në të cilën është, kryeministri Haradinaj tha se nga kjo pozitë përfitimi kryesor është përfundimi i detyrave të shtëpisë të cilat kanë pritur një kohë të gjatë dhe potencoi se puna si kryeministër është shumë sfiduese dhe me përgjegjësi.
Haradinaj tha se ai ka një logjikë tjetër qeverisëse, dhe politikat e tij qeverisëse janë të interesit nacional, duke vlerësuar se është humbur shumë kohë dhe me dinamikën e re qeverisëse të plotësohet koha e humbur, derisa theksoi faktin se në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë ka bërë të mundur shndërrimin e FSK-së në ushtri, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se tani në aspektin e sigurisë si shtet janë më të sigurt duke e forcuar edhe luftën kundër korrupsionit.
Vlerësoi faktin se që nga paslufta kërkesat janë rritur dhe për këtë janë duke punuar intensivisht në përmirësimin e kushteve në arsim dhe në të gjitha fushat, të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies për të rinjtë që janë të shumtë në numër. Ndërkaq shtoi se Kosova ka nevojë të madhe për shkollat profesionale dhe arsimin dual, fushë kjo në të cilën janë angazhuar të kenë rezultat konkret, marrë për bazë edhe numrin e madh të të rinjve./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës