LAJMI I FUNDIT:

Orteku “shpërthen” brenda restorantit në Zvicër, derisa klientët ishin duke ngrënë – bora “varros” 25 vetura, tre të lënduar (Foto/Video)

Orteku “shpërthen” brenda restorantit në Zvicër, derisa klientët ishin duke ngrënë – bora “varros” 25 vetura, tre të lënduar (Foto/Video)

Ekipet zvicerane të emergjencës kanë nisur një operacion kërkimi pasi një ortek “shpërtheu” brenda një restorant hoteli ndërsa të ftuarit po hanin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një sasi e madhe e borës goditi Hotel Säntis në Schwägalp në verilindje të Zvicrës, duke “varrosur” 25 vetura dhe duke lënë tre të plagosur.


Siç thuhet tutje, së paku një person u desh të nxirrej nga bora, kur orteku goditi restorantin, rreth orëve të pasdites së ditës së enjte.

Gjithashtu thuhet se dhjetëra persona janë evakuuar nga qendra e skijimit në lartësi prej rreth 1300 metrash dhe fotot tregojnë një autobus të varrosur në dëborë pranë asaj që duket të jetë një makinë e përmbysur.

Evropa në alarm, bora po i “varros” rrugët, kaosi gjithnjë më i madh - ka edhe viktima (Foto)
Lexo po ashtu Evropa në alarm, bora po i “varros” rrugët, kaosi gjithnjë më i madh - ka edhe viktima (Foto)

Ndonëse nuk u raportua për të humbur, ekipet e shpëtimit po kryejnë kërkime në zonë.

Ndryshe, kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar kërdi në të gjithë Evropën dhe kanë lënë të paktën 17 të vdekur – por ndërsa kushtet janë më të qeta sot, parashikuesit kanë paralajmëruar se borë do të ketë deri në mes të javës së ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori