Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se partia e tij me të drejtë po kërkon zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se poltikat të cilat po përdoren për të arritur këtë pa dëmtim politik të partive në pushtet së pari, dhe të tjerave në opozitë, është krijuar ekipi negociues që do të jetë udhëtarë në Bruksel por jo për të negociuar çështjet madhore, por çështjet teknike, pas nënshkrimit të marrëveshjeve.
” Këtu duke i parë lojërat politike, LDK do të vazhdojë të mbështes nga opozita deri sa të jenë të qarta qëndrimet e politikës ndërkombëtare, dhe tek pastaj LDK do të jetë konstruktive siç ka qenë gjithnjë, si parti institucionale”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë:
Beteja politike për dominim dhe tendenca për tu bërë baba i pavarësisë së Kosovës 2
Situata aktuale – në disfavor të Kosovës!
LDK me të drejtë kërkon zgjedhje!
Në kohën kur kishte ndodhur hapja e negociatave me Serbinë nën ombrellën e çështjeve teknike, atëherë, kishte tejet shumë kritika nga oponentët e kohës, të cilët sot kanë marrë saktësisht këtë rol. Në fakt atë botë si bisedime, ato ishin shumë të nevojshme, prej të cilave sot edhe kemi rezultate të prekshme, e që disa prej tyre presin të realizohen ndërsa ato të rëndësisë së veçantë si, për të pagjeturit dhe çështje tjera do të duhet të presin deri tek përmbyllja e pavarësisë së Kosovës, apo pavarësia e Kosovës 2.
Në këtë realitet është e nevojshme të kthehemi pak në histori, ku Kosovës ju hoq një pjesë e territorit lindorë të saj, të banuar me shumicë shqiptare (Presheva , Bujanoci dhe Medvegja) dhe ju shtua pjesa veriore e banuar me shumicë serbe (Mitrovica veriore, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin potoku). Këto ndryshime kufinjësh nuk ndodhën për t’i shtuar territor Kosovës por pikërisht, për të ja prishur balancin me strukturë popullsie. Sot kur shfletojmë më tutje historinë, gjejmë kohën e Rankoviçit, fillimin e spastrimit etnik, tentativën për ti vendosur serbët si shumicë në Kosovë dhe në këtë formë edhe për të shtuar votat më shumë në Jugosllavinë e atëhershme duke anashkaluar faktorin shqiptarë brenda federatës.
Andaj, nisur vetëm nga këto fakte, gjendja dhe situata e sotme, derivon si rezultat i të gjitha këtyre synimeve të politikanëve serb dhe efekt i këtij synimi është struktura e popullësisë në Medvegjë, ku banorë shqiptarë, kemi vetëm në fshatrat që janë afër kufirit me Kosovën. Nga ana tjetër kemi shumë banorë që janë zhvendosur nga pjesa tjetër e Kosovës dhe qëndrojnë pa dokumente të nevojshme. Krahas këtyre dy dukurive, po na ndodhë edhe fillimi i një procesi të ri, të një Rankoviçi tjetër, që fillon spatrimin, duke i ftuar popullatën në biseda informative.
Në anën tjetër gjendja e sotme është edhe një tjetër realitet i brendshëm i krijuar, meqë deri më sot asnjë nga institucionet e Kosovës dhe organet e saj, apo më thjesht as presidentët, as kryeministrat, as ministrat e resorëve të tjerë nuk kanë pasur qasje në pjesën veriore të Kosovës, përveç me helikopterë apo rrugëve dytësore ose turisitike, dhe atë nën masa të rrepta sigurie, të armatosur me njësi speciale deri në dhëmb. Shembull tjetër kemi edhe realitetin e ndarjeve etnike atje të gjyqësisë, shpërndarjes së energjisë elektrike, KOSTIT etj. Pra nuk ka shtrirje funksionale të shtetit. Nga kjo del se as sot shteti nuk ka ide se si të arrijë të bindë atë pjesë të popullsisë që të integrohet si pjesë përbërëse funksionale territoriale.
Ngritjet e tensioneve nga ana e Rankoviçëve në Luginën e Preshevës dhe bllokada politike e domosdoshme nga ana e qeverisë së Kosovës janë një tjetër realitet i krijuar në këto tabore. Të gjitha këto ngritje tensionesh të organizuara, nxjerrin rezultate që duhet të marrin zgjidhje. E kush mund ti zgjedhë, përveçse ata të cilët i ngritën duke u bërë hero të Kosovës 2.
Tani Kosova është para një akti final të kohës dhe është shumë e domosdoshme që të zgjidhen këto çështje. Zgjidhja do të duhet urgjentisht të bëhet bashkërisht me ata që mbështetën. Zgjidhja do të duhet urgjentisht të bëhet bashkërisht me ata që mbështetën çlirimin e Kosovës, SHBA, NATO dhe BE. Pra pa këta mekanizma ne nuk mundë të zgjedhim. Këtu nuk duhet haruar se kur të hysh në negociata, rezultati do dali në favorë të atij që është i pranueshëm, sepse, vetëm një marrëveshje e pranuar nga të dyja palët, ka mundësinë të kaloj në Kombet e Bashkuara pa veto të Rusisë dhe Kines. Andaj, është koha që Kosova të ecën drejtë Nato-së, BE-së dhe zhvillimit ekonomik. Kosova nuk mundë të ecën me kancer serioz territorial dhe po del se Kosova 2 është ndërtuar, e cunguar nga pjesa veriore dhe e zgjeruar nga pjesa përiëdimore.
Politikat të cilat po përdoren për të arritur këtë pa dëmtim politik të partive në pushtet së pari, dhe të tjerave në opozitë, është krijuar ekipi negociues që do të jetë udhëtarë në Bruksel por jo për të negociuar çështjet madhore, por çështjet teknike, pas nënshkrimit të marrëveshjeve. Mundësia e kryesimit nga ana e kryeministrit, e grupit negociues nëse gjërat shkojnë ne drejtimin e duhur. Insistimi i kyçjes së opozitës, është vetëm politikë që fitorja e arritur të mbahet për vete, e nëse kjo nuk arrihet, atëherë përgjegjësia të shpërndahet në tërë spektrin politik, dukuri kjo e ndihmuar edhe nga mediat e kapura, duke tentuar të fajësohet LDK-ja. Këtu duke i parë lojërat politike, LDK do të vazhdojë të mbështes nga opozita deri sa të jenë të qarta qëndrimet e politikës ndërkombëtare, dhe tek pastaj LDk do të jetë konstruktive siç ka qenë gjithnjë, si parti institucionale.
Ndryshe, në këtë periudhë aktuale, qytetarët e dijnë mirë se pushteti aktual nuk ka legjitimitet politik dhe nga një realitet i tillë, LDK nuk mundë të plotësojë legjitimitetin e tyre. LDK e ka të qartë se të gjithë sot e pranojnë se LDK është partia më e votuar në zgjedhjet e kaluara. Andaj qëndrimi dhe kërkesa e LDK-së për zgjedhje të reja bazohet si nevojë, për legjitimimin e ekipit negociues dhe që marrëveshja të jetë e pranueshme nga shumica. Në të kundërtën, gjaku i derdhur për Kosovën e lirë do jetë ushqim për idealistët të cilët do të rrezikojnë jetën e të gjithë atyre që janë pjesë e negociatave sot, sepse marëveshje të tilla nuk parashihen të kalojnë në kuvend por do të jenë obligative për implementim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë