LAJMI I FUNDIT:

Policia bastis katër shtëpi në Vushtrri, arrestohen pesë persona dhe konfiskohen armë e municion

Policia bastis katër shtëpi në Vushtrri, arrestohen pesë persona dhe konfiskohen armë e municion

Sektori i Hetimeve Rajonale, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, sot me datën 10 janar 2019,  ka  ndërmarrë një operacion policor të bastisjes me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës,  ku është bërë një bastisje  në  katër  shtëpi  dhe lokacione të ndryshme në Vushtrri me ç’ rast si të dyshuar për armëmbajtje pa leje janë arrestuar pesë (5) persona

“Si rezultat i bastisjeve gjatë kontrollit në shtëpitë  e të dyshuarve janë gjetur katër armë dhe  sasi municioni i ndryshëm. Armët e konfiskuara  gjatë kësaj bastisjeje janë:

tri (3) pistoleta


një (1) pushkë gjuetie

shtatëdhjetë e tre (73) fishekë për pistoletë

gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndaj  personave të dyshuar, janë iniciuar rastet ‘’mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’, ndërsa pas procedurave intervistuese  me urdhër të prokurorit të rastit  të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori