LAJMI I FUNDIT:

Emina Çunmulaj i reagon komentueses që i tha se e ka bashkëshortin të vjetër

Emina Çunmulaj i reagon komentueses që i tha se e ka bashkëshortin të vjetër
Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Emina Çunmulaj është një prej modeleve më të admiruara shqiptare.

Ajo është e martuar prej vitesh me milionerin iranian, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza.


https://www.instagram.com/p/BsYFRY4nlFE/

Çunmulaj është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi me bashkëshortin në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft e lumtur në krahët e tij.

https://www.instagram.com/p/BsbVoBynLZ6/

Familja mesa duket kanë shijuar një pushim të mirë dimri në Aspen të Kolorados.

Mirëpo njëra nga komentueset, ka shkruar me ironi se nuk e di nëse po sheh burrë dhe grua, apo baba me vajzë në këtë imazh.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndërkohë, duket se e menjëhershme ka qenë replika e Emines, e cila njëlloj ka vendosur të gjykojë fotografinë e profilit të komentueses.

“E ti këtë në foton tënde çfarë e ke, gjysh?”, ka qenë kundërpërgjigjja e Emina Çunmulajt kundrejt fanses. /Telegrafi/