LAJMI I FUNDIT:

Apple urdhëron tërheqjen e iPhoneve nga dyqanet në Gjermani

Apple urdhëron tërheqjen e iPhoneve nga dyqanet në Gjermani

Kompania Apple ka urdhëruar që të heqë disa modele të iPhoneve nga dyqanet në Gjermani për shkak të mosmarrëveshjes me Qualcomm.

Një vendim gjykate në Mynih, zbuloi se Apple kishte shkelur patentat për teknologjinë e kursimit të energjisë nga kompania Qualcomm.

Qualcomm ka paguar 1.3 miliard dollarë duke autorizuar ndalimin e shitjeve të modeleve të iPhone 7 dhe iPhone 8.


Rasti gjerman është përpjekja e tretë e Qualcomm në bllokimin e shitjes së iPhoneve. Krijuesi i çipeve me bazë në Kaliforni ka bërë kërkesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë rreth shkeljes së patentës nga ana e Apple.

Vendimi i gjykatës përfshinte shitjen e iPhoneve nga shitësit e palëve të treta, megjithatë, Apple beson se këto shitje do të vazhdojnë.

Shitjet e iPhoneve po ndikohet nga rënia e ekonomisë kineze
Lexo po ashtu Shitjet e iPhoneve po ndikohet nga rënia e ekonomisë kineze

Apple tha se do ta apelojnë vendimin.

“Fushata e Qualcomm është një përpjekje e dëshpëruar për të larguar nga çështjet reale ndërmjet neve”, tha një zëdhënës i Apple, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Sipas ligjit gjerman, aktgjykimet bëhen të fuqishme pasi fituesi i mosmarrëveshjes vendos obligacione që mbulojnë dëmet e mundshme të shkaktuara nga pala humbëse. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori