LAJMI I FUNDIT:

Rruga që i lidh fshatrat e Artakollit me Vushtrrinë përfundon këtë vit, janë ndarë 1.3 milion euro për përfundimin e saj (Video)

Rruga që i lidh fshatrat e Artakollit me Vushtrrinë përfundon këtë vit, janë ndarë 1.3 milion euro për përfundimin e saj (Video)

Rruga Regjionale R220, Prilluzhë-Bukosh në Komunën e Vushtrrisë, e gjatë 18 kilometra dhe e cila lidhë shumë fshatra të Artakollit me qytetin e Vushtrrisë kishte mbetur në gjysmë në mungesë të buxhetit.

Për këtë shkak për shumë kohë kjo rrugë kishte mbetur vetëm më zhavorr dhe pluhur. Por vështirësitë e banorëve të këtyre fshatrave për të lëvizur do të përfundojnë këtë vit pasi buxheti është ndarë për këtë rrugë.


Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka thënë se Rruga Prilluzhë-Bukosh ka qenë projekt tre vjeçar dhe në mungesë buxheti ka mbetu pa u përfunduar.

Ai ka bërë të ditur se fillimisht janë ndarë 400 mijë euro dhe me kërkesa shtesë për buxhet janë shtuar edhe 250 mijë euro, por të cilat nuk kanë mjaftuar.

Banorët e Artakollit me protestë kërkojë riasfaltimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Lexo po ashtu Banorët e Artakollit me protestë kërkojë riasfaltimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

“Për vitin 2019 rruga Prilluzhë-Bukosh do të përfundojë pasi janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro për përfundimin e saj. Kjo rrugë është jetike për banorët e asaj ane, sepse i lidhë shumë fshatra. Me e përfundimin e saj banorët do të kenë qasje më të mirë dhe lëvizje më të lehtë gjatë punës së tyre”, ka premtuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin.

Rruga që po i ngufat banorët e fshatrave të Vushtrrisë, më në fund pritet të rregullohet (Foto)
Lexo po ashtu Rruga që po i ngufat banorët e fshatrave të Vushtrrisë, më në fund pritet të rregullohet (Foto)

Për mos shtrimin e rrugës banorët e këtyre fshatrave kishin protestuar duke bllokuar magjistralen Prishtinë-Vushtrri në fshatin Pestovë. /Telegrafi/