LAJMI I FUNDIT:

LDK këmbëngul që vendi të shkojë në zgjedhje

LDK këmbëngul që vendi të shkojë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se koalicioni qeverisës është në panik dhe si pasojë e saj kanë nisur fushatë kundër LDK-së.

“E ashtuquajtura qeveria e madhe, e vendimeve të mëdha po e shëtit përgjegjësinë e bisedimeve nga kryeministri, tek presidenti e tash tek një grup negociator. Kjo qeveri është në panik dhe tashmë e kanë kuptuar edhe qytetarët. Ky koalicion qeverisës ka Qeverinë, Kuvendin dhe Presidentin, pra të gjitha institucionet. Nga paniku kanë nisur një fushatë ndaj LDK-së. Përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin e ka Qeveria dhe jo opozita”, tha ai.


Ai ka thënë se kjo qeveri i ka mashtruar qytetaret për tema të ndryshme, ndërsa ka shtuar se veriu i vendit u ka dalë nga kontrolli.

“Kanë dështuar në liberalizim, në Interpol, në krijimin e vendeve të punës. E kanë humbur besimin e qytetarëve. U ka dalë nga kontrolli veriu i Kosovës. I kanë mashtruar qytetarët e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi. Kanë humbur njohje, kanë falimentuar kompani publike. LDK ka qenë dhe është gjithmonë për dialog me shtetet fqinje, por me kufijtë që i ka shpallur më 17 shkurt. LDK është për një dialog ku Serbia e njeh Kosovën”, u shpreh ai.

I pyetur se nëse vendi shkon në zgjedhje a do të hyjnë në koalicion parazgjedhor me LVV dhe a do të pranonin për kandidat për kryeministër kryetarin e VV-së, Mustafa ka thënë se parapëlqejnë të hyjnë në zgjedhje vetëm.

“Fillimisht kërkojmë që të shkojmë në zgjedhje. Ne natyrisht që parapëlqejmë që të shkojmë në zgjedhje vetëm si LDK për të fituar votën e qytetarëve”, tha ai.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori