LAJMI I FUNDIT:

Besim Ilazi rizgjedhet kryetar i PDK-së në Kaçanik

Besim Ilazi rizgjedhet kryetar i PDK-së në Kaçanik

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot pasdite Kuvendin zgjedhor në degën e Kaçanikut, pas përmbylljes së suksesshme të zgjedhjeve në 24 nëndegë të kësaj komune, ku morën pjesë mbi 2 mijë aktivistë të PDK-së.

Në garën për kryetar të degës kandiduan Besim Ilazi dhe Azem Guri, ndërsa pas numërimit të votave të 157 delegatëve, Besim Ilazi u konfirmua kryetar i degës së PDK-së në Kaçanik, derisa mori mbështetjen e plotë për bashkëpunim edhe nga kundërkandidati i tij, Azem Guri.


Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli tha para delegatëve se zgjedhjet në Partinë Demokratike janë duke dëshmuar sërish adresën më të sigurt politike të qytetarëve të Kosovës.

Xhemajli tha se platforma politike, Dekada e Re, e ideuar nga kryetari Kadri Veseli, do të fuqizojë dhe zhvillojë Republikën e Kosovës në rrugën e sigurt drejt integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Pas zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Kaçanik, delegatët pjesëmarrës zgjodhën edhe 45 anëtarët e këshillit drejtues të degës si dhe 14 delegatë për konventën qendrore të partisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori