LAJMI I FUNDIT:

Artisti korean me ilustrimet mbresëlënëse që duken sikur fotografi (Video)

Artisti korean me ilustrimet mbresëlënëse që duken sikur fotografi (Video)

Hy Young-Sun Kim nga Koreja e Jugut, që e ka specializuar teknikën 3D, ka krijuar një seri pikturash ku shfaqë peshq dhe reptilë.

Deri në përfundimin e secilës tablo, 45-vjeçari kalon deri në dhjetë muaj, por ilustrimet e tij janë shumë të habitshme, pasi duket sikur janë fotografi, transmeton Telegrafi.

Prej se përfundoi një pikturë të tillë më 1993, artisti vazhdon të mahnitë me punimet e tij mbresëlënëse që i realizon me ngjyra vaji.


“Të gjithë thonë se po shikojnë një fotograf, andaj më duhet t’ju tregojnë pamjet që tregojnë se punimet më kanë marrë nga tre deri në dhjetë muaj për t’i përfunduar”, ka thënë Kim.

I diplomuari në departamentin e arteve të bukura në Seul të Koresë së Jugut më 1997, pretendon se do të krijojë piktura të ngjashme, që janë edhe më reale se fotografitë. /Telegrafi/