Sondazhin e Vetëvendosjes sipas të cilit PSD-ja nuk e kalon as pragun, zyrtarët e kësaj të fundit po e cilësojnë si mjet për tërheqjen e vëmendjes nga temat aktuale politike.
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka vlerësuar se në vend të sondazheve të tilla, LDK dhe VV do të duhej të fokusoheshin në temat e tjera, që sipas saj të mbahej qeveria përgjegjëse.
Duke komentuar sondazhin e VV-së, Pantina ka thënë për Telegrafin se është normale që partitë e ndryshme të bëjnë matje të opinionit publik.
“Secili subjekt apo organizatë që bën sondazhe, besoj që edhe Vetëvendosja e ka bërë këtë sondazh për nevojat e veta. Sondazhet janë një instrument i cili tregon ku qëndron karshi çështjeve të ndryshme, e në këtë rast për partitë dhe mbështetjen që e kanë nga qytetarët. Ajo çka mua më bën përshtypje edhe të VV edhe te LDK është se kohëve të fundit janë marrë shumë me sondazhe dhe e kanë tërheq vëmendjen prej çështjeve të cilat realisht po ndodhin”, ka thënë fillimisht deputetja e PSD-së.
Pantina po vlerëson se zgjedhje nuk pritet të ketë në një afat të shpejt kohor, pasi thotë se partitë opozitare nuk i kanë votat për ta rrëzuar qeverinë.
Mesazhi i saj për dy partitë e tjera në opozitë është që të fokusohen në “temat reale, e jo të dëshirueshme”.
“Unë nuk shoh që ka zgjedhje shpejt, prandaj mendoj se është më mirë që të përqendrohemi me majt qeverinë përgjegjëse, dhe vendimet që ata i marrin në vend që të merremi me matje të opinionit publik, se cila parti do t’i fitonte zgjedhjet pasi këto janë krejt tema hipotetike sepse nuk duket që ka me pas zgjedhje shpejt. Dhe as VV, LDK dhe as ne nuk i kemi votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë. Kështu që më mirë do të ishte me u fokusu te temat reale sesa ato të dëshirueshme”, deklaroi Shqipe Pantina.
Sondazhi i Vetëvendosjes është bërë publik gjatë të dielës në një konferencë për media.
Sipas rezultateve të kësaj partie, nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme, atëherë fituese do të dilte LDK-ja duke lënë pas Vetëvendosjen.
Në vendin e tretë do të renditej PDK-ja, kurse e katërta partia e kryeministrit Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025