Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Në FSK thonë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës 5.5 milionë euro, dhe për çdo vit të ketë rritje të buxhetit.
Forca e re pret edhe donacione nga aleatë, e disa veç i ka të konfirmuara për në gjysmën e parë të këtij viti.
FSK do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të veprojë varësisht urdhrave qe do t’i marrë.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në një intervistë për KosovaPress, thotë se kanë qenë të kujdesshëm në aspektin e buxhetit, marrë parasysh situatën ekonomike në vend.
“Kur e kemi ndërtuar këtë planin afatgjatë 10 vjeçar kemi qenë shumë të kujdesshëm sidomos në aspektin financiar ose në aspektin e buxhetit, duke marrë parasysh gjithmonë nivelin ekonomik dhe ekonominë e vendit tonë dhe nuk është ndonjë interes që ne të jemi barrë e buxhetit. Kemi kërkuar nga qeveria 5.5 milionë për çdo vit të kemi rritje të buxhetit dhe kemi marrë deklaratën financiare. Nuk shoh ndonjë problem që në në të ardhmen, bazuar në planet tona, në fakt të gjitha planet tona janë fleksibile, varësisht prej situatës ne do të veprojmë. Çka mund të them, jemi të sigurt që bazuar në të gjitha parapërgatitjet që i kemi bërë edhe gjatë periudhës sa ligjet nuk janë votu, jam i sigurt që jemi të gatshëm t’i implementojnë planet tona por dhe jemi të gatshëm që varësisht situatës të veprojmë dhe për atë e thash që ligjet janë fleksibile”, thotë ai.
Në planin e FSK-së përfshihet edhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve. Aktualisht pjesëtarët e Forcës shkollohen në gjashtë akademi prestigjioze në botë, në vendet anëtare të NATO-s.
Forca e Sigurisë së Kosovës po fillon fazën e transformimit në Ushtri të Kosovës, me ndryshime ligjore, dhe jo kushtetuese, e kjo i ka pamundësuar të ketë edhe emrin.
Gjeneral Rama thotë se pavarësisht emrit, FSK do të do të jetë Ushtria e Kosovës.
“FSK ose Ushtria e Kosovës në të ardhmen, ne jemi Ushtria e Kosovës por vetëm emrin e kemi FSK, këtu duhet të jemi të qartë. Do t’i ketë 5 mijë aktivë, dhe 3 mijë rezervë… Unë zbatoj urdhra dhe ne jemi nën kontrollin civil demokratik të Forcës dhe vendimet dhe urdhrat që vinë jemi të obliguar t’i zbatojmë”, thotë ai.
Komandanti i FSK-së tregon se në fillim të këtij viti fillojnë me rekrutimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkëngjiten Forcës.
Gjithashtu, në gjysmën e parë të vitit pritet arrijë një donacion prej 12.5 milionë euro.
Vitin që shkoi, gjeneral Rama ka nënshkruar 71 largime të pjesëtarëve nga komuniteti serb, pas presioneve dhe shantazhit që u kishin ardhur atyre nga Beogradi.
Komandanti i FSK-së thotë se pjesa tjetër e serbëve janë duke vazhduar të shërbejnë aty normalisht.
Ai thotë se dyert e Forcës janë të hapura për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë t’i shërbejnë organizatës së re.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje