LAJMI I FUNDIT:

Skivi: Babastars nuk ka menaxher – reagon edhe Cozman pas largimit

Skivi: Babastars nuk ka menaxher – reagon edhe Cozman pas largimit

Hip hop yjet e Babastars, Skivi dhe Cozman, kanë reaguar ndaras pas zhvillimeve të fundit.

Ishte fillimisht Cozman ai që shpërtheu me një video në rrjetin social Instagram, ku përdori fjalë të rënda ndaj ata që tashmë janë ish-bashkantarë të grupit të tij.

Reagime të shumta pasuan në media nga adhurues dhe njohës të skenës, e nuk mungoi as reagimi i Dekorim Sahitit, që cilësohet si menaxher i Babastars duke thënë se Babastars do të mbetet gjithmonë i tillë si është.


Megjithatë, në një postim sqarues në Instagram, Skivi është kthyer në retrospektivë, duke thënë se themelues të labelit janë ai, Ledri, Geti dhe Agoni, ndërsa më pas është involvuar edhe Cozman si shok i vjetër i tij dhe i DJ Jungle.

https://www.instagram.com/p/BsSj1Y1gguH/

Skivi në reagimin e tij tregon për problemet që ka pasur grupi dhe se është munduar t’i zgjidhë ato, por që në fakt nuk pati më rrugëdalje tjetër dhe Babastars ka mbetur vetëm ligjërisht emër e se askush nuk mund të flasë në emër të labelit si menaxher pasi që nuk ka menaxher tash e sa kohë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe me një postim sqarues u shfaq edhe Cozman. Ai në sqarimin e tij shfaqet më i matur nga dita e djeshme, ku madje u kërkon falje përkrahësve të Babastars.

https://www.instagram.com/p/BsSqg89Aba6/

Cozman sqaron se ka tentuar t’i zgjidhë dallimet brenda grupit, ndërkaq publikoi edhe të dhënat zyrtare që e shfaqin atë si një prej aksionarëve të Babastars.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë më tutje me grupin, teksa për momentin ajo që dihet është se Geti, Onat dhe Majk janë nën menaxhimin e Dekorim Sahitit, ndërkaq Skivi e Cozman janë larguar nga labeli.

https://www.instagram.com/p/BsEWbKPBtZH/

E paqartë mbetet situata e Agon Amigës, një prej miqve më të vjetër të Getit dhe anëtar i grupti Tingulli 3nt, megjithatë, burimet e afërta të Telegrafit konfirmojnë se edhe Agoni ka dallime të mëdha me Getin dhe është distancuar shumë kohëve të fundit duke drejtuar personalisht karrierën e tij.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Lotina

Të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Lotina "trazojnë" rrjetin me fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Magazina
Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese në postimin e fundit në Instagram, thekson linjat e përkryera

Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese në postimin e fundit në Instagram, thekson linjat e përkryera

Magazina
Jakup Krasniqi bëhet gjysh, mbesën e tij e pagëzuan me emrin Odetë

Jakup Krasniqi bëhet gjysh, mbesën e tij e pagëzuan me emrin Odetë

Magazina
Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Magazina
Princesha norvegjeze Martha Louise martohet me shamanin amerikan

Princesha norvegjeze Martha Louise martohet me shamanin amerikan

Magazina
Kalo në kategori