Në vitet e para të pasluftës, nuk ishte e lehtë që femra të largohej nga familja apo të realizonte dëshira jashtë dëshirave familjare. Por, Margarita Xhepa thotë se mirësia e prindërve të saj bëri që të mos pengohet në dëshirën për t’u bërë aktore.
Kur e kujton fëmijërinë, Xhepa thotë se ka jetuar në një familje të varfër tradicionale.
“Nuk ngopnim barkun me bukë, por kishim një dëshirë të madhe për dije, për arsim. Prindërit nuk na pengonin në rrugën tonë, edhe pse nuk kishin mundësi financiare të na plotësonin dëshirat. Por, ne kishim një harmoni të madhe në familje që nuk e ndienim shumë varfërinë. Kishim një dashuri për njëri-tjetrin që ndanim dhe kafshatën e gojës. Nuk i mendonim kërkesat e fëmijëve të sotëm, nuk kishim kërkesa por kishim etje për dituri, ky ishte ndryshimi”, thotë ajo.
E pyetur se si e cilëson artin shqiptar gjatë regjimin komunist, Xhape shprehet se diktatura e përkrahu.
“E keqja ishte se kishte shumë ideologjizma brenda, por sërishmi u bë art. Në atë sistem dolën shumë korifej të artit skenik dhe në kinematografi. Dolën shumë sa mund të them se ishte koha e të mëdhenjve. Për atë sistem jo çdo gjë duhet hedhur poshtë”, thotë ajo. “Regjimet kalojnë e arti mbetet. Por, edhe pse në kontroll, artistët tanë të mëdhenj kanë bërë art. Ne ishim më shumë idealistë se materialistë ndaj dhe sot jemi të varfër. E bënim punën me dashuri e nuk mendonim se sa para do të merrnin në fund të shfaqjes”. /AFP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryerja e haxhit nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës osmane
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
“The New York Times” dhe Shqipëria e vitit 1991: Pritjet e gjata për një litër qumësht
PAS PËRMBYTJES
S.O.S. rinia shqiptare!
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes