LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Lufta kundër krimit financiar është përmirësuar ndjeshëm

Tevdovski: Lufta kundër krimit financiar është përmirësuar ndjeshëm

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski realizoi takim pune me drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Drejtori informoi se në vitin 2018 administrata ka ngritur gjithsej 74 kallëzime penale për veprime që i shkaktuan dëm buxhetit të Republikës së Maqedonisë në shumë prej 3 miliardë denarë. Këto kallëzime penale janë dukshëm më shumë, krahasuar me vitin 2016 kur janë ngritur 41 kallëzime penale, me të cilat është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit me vlerë prej 293 milion denarë.

Gjatë takimit të punës u diskutuar edhe për rezultatet e arritura nga Drejtoria e Policisë Financiare për vitin 2018 dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2019.

“Lufta kundër krimit financiar është përmirësuar ndjeshëm,” tha Tevdovski.


Vitin e kaluar u bënë disa reforma dhe aktivitete kyçe në Drejtorinë, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për Policinë Financiare. Drejtoria nga viti 2018 merr pjesë në platformën për interkoneksionin dhe përdorimin e bazave të të dhënave midis institucioneve shtetërore. Me propozimin e Drejtorisë, në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë u miratua një akt i ri penal, mashtrimi tatimorë. Në të njëjtën kohë, Drejtoria merr pjesë aktivisht në strategjinë për luftimin e terrorizmit, strategjinë për mbrojtjen e interesit financiar të BE-së në Republikën e Maqedonisë, si dhe në strategjinë për forcimin e kapaciteteve të hetimit financiar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori