LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Do ta padis Vetëvendosjen për shpifje

Ahmeti: Do ta padis Vetëvendosjen për shpifje

Pas akuzave nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorim të tenderit për qumështin për fëmijë, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti në një përgjigje të shkurtë për Telegrafin ka thënë se do ta padis për shpifje Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me padi për shpifje”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e Ahmetit në pyetjen se si i komenton ai këto akuza.


VV akuzon Shpend Ahmetin për keqpërdorime në tenderin e qumështit për fëmijët
Lexo po ashtu VV akuzon Shpend Ahmetin për keqpërdorime në tenderin e qumështit për fëmijët

Ndryshe, sot gjatë ditës në një konferencë për media, asamblisti i VV-së, në komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani,  ka akuzuar Ahmetin për dëmtim të buxhetit të Komunës për 500 mijë euro.

Ai akuzonte se tenderi për qumështin e shujtave në vitin 2014 kishte kushtuar 200 mijë euro, ndërsa i njëjti tender, me të njëjtin produkt në vitin 2017 ka kushtuar 730 mijë euro. /Telegrafi/