Testi me frymëmarrje që mund t’i dekretojë plot lloje të kancerit në fazat e hershme të sëmundjes

Në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar të testohet një test me frymëmarrje i cili është dizajnuar për t’i detektuar llojet e shumta të kancerit në fazat e hershme të sëmundjes.
Sëmundje të shumta njihet se krijojnë aroma të veçanta nga trupi, ndërkaq hulumtimet e fundit kanë treguar se edhe frymëmarrja e personit mund të jetë indikator i prezencës së kancerit, transmeton Telegrafi.
Për ta testuar këtë teori, ‘Cancer Research UK’ ka filluar testimin dyvjeçar të një pajisje klinike, e cila quhet ‘Biopsia me Frymëmarrje’, për të kuptuar nëse vërtetë molekulat e dala nga lirimi i frymëmarrjes mund të shfrytëzohen për detektim të kancerit.
Në proceset normale metabolike të trupit, prodhohen molekulat e quajtura VOC. Por, mendohet se kanceri mund të shkaktojë ndryshime në këto molekula – ndryshime të cilat hulumtuesit shpresojnë t’i identifikojnë me këtë pajisje.
Faza e testimit të kësaj pajisje, e cila udhëhiqet nga ‘Cancer Research UK’, është duke i rekrutuar 1,500 pjesëmarrës, përfshirë edhe persona të shëndetshëm për të vepruar si grup kontrolli.
Në fillim do t’u kërkohet testimi pacientëve me kancer në ezofag dhe lukth, para se të fillojë testimi i pajisjes te pacientët me kancer në prostatë, veshka, fshikëz, mëlçi dhe pankreas.
Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të marrin frymë në këtë pajisje për 10 minuta për ta krijuar një mostër, e cila pastaj do të analizohet nga laboratori ‘Owlstone Medical’ në Kembrixh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut