LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Shumë njerëz më pyesin se çfarë do të ndodh nëse ne humbim sonte

Guardiola: Shumë njerëz më pyesin se çfarë do të ndodh nëse ne humbim sonte
Pep Guardiola (Getty Images)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para ndeshjes me Liverpoolin, një rast shumë i mirë për ekipin që të afrohet me pikë, pasi aktualisht janë shtatë pikë pas. 

Në katër ndeshjet e fundit, trajneri gjerman Jurgen Klopp ka fituar në tri, ndërsa katalunasi ka marr një barazim.

Madje ka qenë Liverpooli ai që e ka eliminuar Cityn nga Liga e Kampionëve sezonin e shkuar.


Dejan Lovren në derbin ndaj Manchester Cityt (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Realiteti është i qartë, ne jemi shtatë pikë prapa dhe kemi një mundësi të shkëlqyer që ta zvogëlojmë diferencën”.

“Shumë njerëz më kanë pyetur se çfarë do të bahet nëse ne do të humbi, por unë them se duhet të provojmë ta luajmë lojën tonë, të jemi aty në luftë për titull”.

“Unë nuk mendoj që ajo që ka ndodhur në të shkuarën, afekton të ardhmen, por Liverpool, së bashku me Manchester United janë dy klubet më të mira në histori të futbollit anglez”, ka thënë Guardiola.

Manchester City do të mundohet deri në fund ta riaftësojë për këtë ndeshje Kevin De Bruynen.

Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në ‘Etihat Stadium’. /Telegrafi/