Komuna e Ferizajt po penalizohet në aspektin buxhetor për shkak të keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar. 90 përqind e buxhetit të këtij viti është borxh i komunës.
Kështu është shprehur kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe sallonave të masazhit.
Aliu thotë se projekti më madhor gjatë vitit që lamë pas, ka qenë bashkimi i qytetit të Ferizajt. Rëndësi të veçantë, tha se i kanë dhënë edhe ndërtimit të shkollës profesionale. Mirëpo për shkak të keqmanaxhimit të qeverisjes së kaluar, Aliu thotë se po penalizohen në aspektin buxhetor.
“Komuna e Ferizajt do të ishte në fakt komunë e falimentuar sa i përket çështjeve buxhetore që varen në buxhetin e komunës së Ferizajt… Është çështje e keqmenaxhimit dhe keqplanifikimit dhe të obligimeve, respektivisht borxheve nga qeverisja e kaluar. Buxheti i komunës së Ferizajt, është buxheti i tretë në rend vendi, sepse dihen parametrat se si bëhet ndarja e buxhetit. Ne kemi një buxhet të kontraktuar prej 40,8 milionë euro që janë obligime të bartura vit pas viti. Ne e kemi shlyer një pjesë të konsiderueshme”, tha Aliu.
Aliu tha se nga 10.5 milionë euro sa kanë buxhet për vitin 2019, nëntë prej tyre janë borxh të cilin duhet paguar. Sipas tij, shumë prej projekteve mbështeten nga donatorë të ndryshëm. Ai tha për KosovaPress, se për një kohë të shkurtër do të finalizohet spitali regjional i kësaj komune, i cili për shumë vjet është lënë pas dore.
“Një padrejtësi që i ka ndodhur Ferizajt dhe që tash më është vënë drejtësia dhe gjithsesi ky është projekti i Spitalit Regjional i Ferizajt në vlerën prej mbi 10 milionë euro që praktikisht ka filluar dhe që ne po besojmë në bazë të komunikimeve dhe në bazë të mbështetjeve buxhetorë të Qeverisë Republikës së Kosovës të përfundojë më së voni deri në vitin 2020 dhe që praktikisht të mbesin vetëm çështje të pajisjeve dhe çështje tjera teknike dhe logjistike për të filluar punën”, tha Aliu.
Aliu po ashtu ka treguar se gjatë këtij viti, komuna ka mbylluar 50 lojëra të fatit, e po ashtu edhe sallone të masazhit. Mirëpo, ai ka një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.
“Do të duhej edhe vet Qeveria të reflektonte në ligjin për lojërat e fatit që vërtetë të gjejë mundësi më ndryshe të lejimit të këtyre lojërave të fatit, sepse e konsideroj që tash më janë shndërruar në një lloj kërcënimi për rininë tonë. Unë besoj që Qeveria mund të gjejë modele amerikane dhe të ngjajshme të funksionimit të lojërave të fatit, por jo në këtë formë sepse tash më unë jam i informuar që ka insistime, madje që të degradoj edhe më tutje ky proces… Sa për Agim Aliun, unë do të kisha mbyllur të gjitha bastoret dhe kazinot, kudo që janë ato dhe në mënyrë të veçantë në Ferizaj”, tha kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Agim Aliu tha se gjatë këtij viti kanë larguar tezgat nga sheshi i qytetit. Sipas tij, qëllimi i këtij vendimi ishte që sheshi të ketë pamje urbane. E pronarve të këtyre tezgave, kryetari Agim Aliu tha se u ka mundësuar punësim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP