LAJMI I FUNDIT:

Pesë fraza të shpeshta që nuk duhet t’ia themi një fëmije!

Pesë fraza të shpeshta që nuk duhet t’ia themi një fëmije!

Fjalët e thëna pa u menduar, që në dukje janë banale, ose që dalin në një moment nervoziteti, mund të shkaktojnë shumë problem tek fëmijët

Për të gjithë prindërit që pjesën më të madhe të kohës janë të lodhur dhe kanë shumë angazhime ju ndodh shpesh të thonë frazat e gabuara fëmijëve të tyre, fraza që mund të lënë shenja të thella në formimin e tyre dhe duke vrarë ndjenjat.

Këto fraza të shpeshta që nuk është mirë t’ia themi një fëmije:


Lërmë të qetë!

Është mëse legjitime që një prind të ketë të nevojshme të kalojë kohë larg fëmijëve apo t’i dedikojë kohë vetës së tij. Por kur përsëritet shpesh fraza, “lërmë të qetë”, “mos më shqetëso”, “jam i zënë”, rrezikon të përçojë tek fëmija mesazhin e gabuar se ju nuk keni kohë për të apo nuk e doni atë.

Ti je kështu…

Etiketat mbi të gjitha nëse ato janë negative, mbeten në memorien e fëmijëve për një kohë të gjatë. Madje këto lloj frazash mund të krijojnë ide të gabuar tek fëmijët për karakterin e tyre. Nëse një fëmije i krijohet ideja se nuk arrin të bëjë gjërat e duhura ai do të fillojë të sillet si i tillë, po ashtu edhe po thuhet se ai është shumë inteligjent atij do t’i krijohen pritje jo të mira për të ardhmen.

Mos qaj

Të thuash fraza si: “Mos u mërzit”, “Mos u sill si fëmijë”, apo “Nuk ka pse të kesh frikë”, për fëmijët e vegjël që nuk arrijnë të flasin ende mirë, është normale që të kenë këto lloj sjelljesh. Kjo, sepse është mënyra e tyre për të shfaqur shqetësimet, ashtu sikundër është normale që të ndjejnë frikën. Duke i thënë gjëra të tilla mund të çoni mesazhin se emocionet e tyre nuk kanë vlerë.

Përse nuk je si motra apo vëllai yt?

Herë pas here është e natyrshme të marrësh si shembull fëmijën më të madh: “Motra jote në moshën tënde, vishej vetë”, por këto lloj shembujsh mund të rezultojnë që të japin efektin e kundërt, shto këtu faktin se çdo fëmijë është i ndryshëm.

Mos u anko kot, ti di ta bësh këtë gjë!

Të mësuarit është një rrugëtim i gjatë dhe plot të panjohura, ndaj vendosja e “thonjëzave” për aktivitetet e përditshme të fëmijëve, është diçka që mund t’i dëmtojë ata më shumë, se sa t’i bëjë të punojnë në mënyrë të pavarur. Ky rrugëtim duhet të realizohet me gabime, në mënyrë të tillë që ata të ndihen sigurt me sipërmarrjet e tyre të vogla. Mënyra më e mirë është t’i bësh ata bashkëpunëtorë dhe jo t’i vendosësh në provë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Estetikë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Si të dallojmë aknet hormonale me ato bakteriale?

Femra
Kalo në kategori