LAJMI I FUNDIT:

Goranço Angellovski “Qoseto” do të ankohet në Gjykatën e Apelit për mospërfshirjen e tij në amnisti

Goranço Angellovski “Qoseto” do të ankohet në Gjykatën e Apelit për mospërfshirjen e tij në amnisti

I akuzuari për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, Goranço Angellovski, përmes avokatit të tij Dragan Peshevski ka paraqitur ankesë te Gjykata e Apelit për vendimin e Gjykatës Penale se nuk është përfshirë në amnisti, konfirmojnë nga mbrojtja e tij për “Makfaks”.

Gjyqtari Safet Kadrii nga Gjykata e Apelit nuk u përgjigj në thirrjen telefonike dhe të deklarohet nëse në gjykatë kanë arritur edhe ankesa tjera për kërkesat e refuzuara për amnisti. Tani Gjykata ka afat prej 3 ditësh të vendos në ankesën e Goranço Angellovski “Qoseto”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pesë të akuzuar për ngjarjet e 27 prill vendosën të mos kërkojnë amnisti edhe atë, ish-drejtori për Siguri Publike, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug. Për këto gjykimi do të vazhdojë më 15 janar me fjalët përfundimtare në seancë.


Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të akuzuar ishin 33 persona, nga të cilët 31 prej tyre akuzohen për kërcënim terroist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Mes të akuzuarve ishin edhe të amnistuar  si deputetët Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, Ljupço Dimovski dhe Johan Traçkullovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori