LAJMI I FUNDIT:

Pas plaçkitjeve të fundit, Qalaj thërret në takim komandantët e stacioneve policore

Pas plaçkitjeve të fundit, Qalaj thërret në takim komandantët e stacioneve policore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, referuar shqetësimit lidhur me rastet e grabitjeve të ndodhura kryesisht në DRP-Prishtinë, ka thirrur në takim zyrtar stafin menaxherial dhe komandantët e Stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Temë kryesore e këtij takimi, nga drejtori Qalaj ishte ndërmarrja shtesë e masave të menjëhershme, me qëllim të parandalimit të veprave të ndryshme kriminale, me theks të veçantë të grabitjeve, si dhe arrestimit të kryerësve të veprave penale.

Drejtori Qalaj ngriti çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si grabitjet, vjedhjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të  krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.


Përveç hartimit të urdhrit operativ, u kërkua nga Drejtoria Rajonale, që të implementohen planet konkrete për parandalim të grabitjeve, të sigurohen lokacionet e rëndësisë së veçantë, lokacionet sensitive, duke angazhuar njësite të ndryshme policore, togje policore, njësite për reagim të shpejte dhe njësitet speciale operative.

“Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të parandalojë rastet kriminale dhe për këtë ka përgatitur urdhrin operativ për menaxhimin e situatës se sigurisë gjatë festës së fund vitit, që ka për qëllim parandalimin e çfarëdo rrezikut për sigurinë, rendin dhe qetësinë publike  si dhe jetën apo pasurinë publike e private”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori