Gjel deti i mbushur, çfarë nuk duhet harruar për recetën tradicionale të Vitit të Ri
Gjel deti i mbushur në traditën shqiptare ka disa variante
Çdo fundvit, ne kërkojmë të gjejmë një recetë që të jetë e veçantë, e shijshme dhe, mbi të gjitha, pa shumë mundime.
Kjo që do t’ju propozojmë sot është recetë nga Renato Mekolli. Shikoni cilët janë përbërësit që keni harruar në gjelin që keni përgatitur sot.
Përbërësit:
• 1 gjel deti
• 500 gram mish viçi i grirë
• 50 gr oriz
• 1 lugë gjelle mjaltë
• 100 gr arra të qëruara
• 100 gr stika të qëruara
• 2 domate
• 3 portokaj (lëngu)
• 5 thelpinj hudhre
• 2 shkopinj kanelle
• 2 tufa majdanozi
• 1 lugë kafeje piper të zi
• pak kripë
• 50 ml vaj ulliri
Përgatitja e mbushjes:
Vendosim në tenxhere vajin e ullirit, thelpinjtë e hudhrës, qepën e grirë hollë, arrat, stikat dhe i skuqim në zjarr të ngadaltë.
Sa pa marrë ngjyrë, shtojmë mishin e grirë, kanellën, orizin, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë për 20 minuta.
E shuajmë me lëngun e portokajve, shtojmë mjaltin, (përdorim vetëm gjysmën e sasisë së lëngut të portokallit dhe të mjaltit), domatet, majdanozin dhe vazhdojmë përzierjen edhe për 10 minuta të tjera.
Përgatitja e gjeldetit të mbushur:
Pastrojmë mirë gjelin e detit nga jashtë dhe nga brenda, (ia përcëllojmë qimet e imta në flakë). E mbushim pjesën e brendshme me masën e përgatitur si më sipër (por jo plot fare).
E qepim me kujdes që të mos derdhet masa, e vendosim në një tavë, i hedhim kripë dhe e lyejmë me mjaltë, me vaj ulliri dhe me lëngun e portokajve.
E mbyllim mirë tavën me letër alumini dhe e futim në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 180 gradë.
Pas tre orësh e ngremë temperaturën në 200 gradë (koha e pjekjes nga masa e gjelit të detit – 3 orë zakonisht është kohë e mjaftueshme për një gjeldeti 2-3 kg).
E lëmë edhe për 10 minuta të tjera në furrë, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Ju bëftë mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sallatë proteinash: Racioni i preferuar i Rihannës nuk kushton shumë, ndërkaq është shumë i ushqyeshëm
Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!
‘Nuggets’ pule nga furra: Kafshata të mrekullueshme të cilat nuk harrohen lehtë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City