LAJMI I FUNDIT:

Bërxollë pule

Bërxollë pule

►Përbërësit për 4 racione:

● 1 kokërr qepë e prerë hollë
● selino e prerë hollë
● 1 thelb hudhre i shtypur
● 2 lugë gjelle vaj ulliri
● 2 gjokse pulash pa lëkurë dhe pa kocka
● 2 lugë çaji majdanoz i freskët, i grirë hollë
● 60 g thërrime buke e kripë dhe piper i zi
● 1 e verdhë veze
● miell për lyerjen e mishit

► Gatimi


1. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën, selinon dhe hudhrën për 5 minuta. Ndërkohë, priteni pulën në copa të holla.

2. Në një enë përzieni së bashku masën e mësipërme, pulën, majdanozin dhe thërrimet e bukës. Shtoni kripë, piper dhe të verdhën e vezës.

3. Formoni katër kotëleta (bërxolla), lyejini me miell dhe skuqini pa vaj në një tigan që nuk ngjit në një nxehtësi mesatare, derisa të marrin ngjyrë floriri të errët dhe të piqen plotësisht.