Statuti për Trepçën do t’i hapte rrugë zhvillimit të këtij gjiganti ekonomik. Ky statut ishte miratuar dhe dërguar në Kuvendin e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Për kryetaren e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, statuti ishte tërhequr për shkak të pakënaqësive që ka pasur Sindikata e Punëtorëve të Trepçës.
Berisha-Shala pohon se jo zyrtarisht ka marrë informacion se ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, e ka dorëzuar në atë në Kuvend.
“Fillimisht kur ka ardhur statuti i Trepçës në Kuvend nga Qeveria, deputetët e opozitës nuk iu kanë bashkëngjitë grupit të punës, me punuar për statutin e Trepçës, në mënyrë që me e funksionalizuar Trepça. Ndërkohë që ka pas pakënaqësi nga Sindikata Punëtorëve të Trepçës dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Lluka, e ka tërheq një farë forme statutin nga Kuvendi dhe është marrë vesh, e ka bë një marrëveshje me Sindikatën e Trepçës dhe prej asaj kohe nuk e kemi pas në Kuvend statutin. Tani kam dëgjuar, ende nuk e kam marrë zyrtarisht si kryetare e komisionit, kam marrë informacion dje nga ministri se e ka dorëzuar në Kuvend statutin. Tash jemi në fund të këtij viti kalendarik dhe nuk kemi mundësi me e trajtuar”, tha Berisha-Shala për Ekonomia Online.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se komisioni që ajo drejton ka arritur t’i procedojë të gjitha projektligjet.
“Nga gjithsej 23 ligjet që i kemi pas në procedurë për me i trajtuar, 22 i kemi përfunduar, s’ka mbete asnjë në komision. Domethënë 23 i kemi përfunduar si komision, ndërkohë që janë miratuar dhe janë në fuqi 19 ligje, kanë mbetur tre ligje që presin vetëm votimin e tyre në Kuvend”, u shpreh Berisha Shala.
Sa u përket bordeve të ndërmarrjeve publike, përveç kryetarit të bordit të zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili ka mbetur nga seanca në seancë pa u zgjedhur, tjetër ka mbetur edhe bordi i KOSTT-it, për të cilin Berisha Shala, ka thënë se procedura për përzgjedhjen e tij do të bëhet në javën e dytë të janarit.Megjithëse këtë vit deputetët e opozitës kishin deklaruar disa herë se vendi mund të shkojë në zgjedhje, për deputeten Berisha Shala, Kosova as në vitin 2019 nuk do të ketë zgjedhje të reja.
“Klima e krijuar së fundi, edhe me miratimin e ligjeve që fuqizojnë ushtrinë e Kosovës, po edhe taksa në të njëjtën kohë, e ka ofruar një klimë më të mirë, më bashkëpunuese, nuk besoj se do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm. Edhe ashtu Kosova nuk i ka komoditetet që shumë shpesh të mbahen zgjedhje, sepse përveç që janë kosto financiare, është kosto kohore, në të njëjtën kohë është mirë cilado që të jetë mazhoranca ta çojë mandatin deri në fund dhe të dihen përgjegjësitë dhe fajet për gjithçka, sepse në këtë klimë kështu po mbetet si i përgjithësuam edhe ngecjet e Kosovës”, u shpreh deputetja Berisha-Shala.
Ajo shtoi se është më mirë që mandati i Qeverisë të shkojë deri në fund.
“Unë konsideroj që edhe për opozitën është më mirë që Kosova mos të mbajë zgjedhje kaq të shpeshta, por të çojë mandatin deri në fund dhe të shihet çka ka punuar ajo Qeveri dhe çka s’ka punuar, që qytetarët të jenë më të qartë në këtë drejtim. Sepse në këtë kohë më shumë po shihet opozita si bllokuese e proceseve, se sa mazhoranca që nuk po punon në këtë drejtim. Prandaj, është më e shëndetshme edhe për opozitën por edhe për qytetarët e Kosovës që mandati të shkojë deri në fund”, shtoi ajo.
Berisha-Shala ka thënë se brenda partisë nuk qëndron asnjë problem, teksa ka shtuar se problemi i vetëm është numri jo i mjaftueshëm i deputetëve për t’i shtyrë proceset përpara. Ndërsa, ka thënë se Kosova është në këtë situatë për shkak të zgjedhjeve të fundit. /EO/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj