LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Rritja e taksave do të ndikojë negativisht te kompanitë e Maqedonisë

Mickoski: Rritja e taksave do të ndikojë negativisht te kompanitë e Maqedonisë

Delegacioni i OBRM-PDUKM-së kryesuar nga  kryetari i saj Hristijan Mickoski, sot realizuan takim me Odën ekonomike për teknologji informative dhe komunikuese.

Në takim kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski prezantoi pikëpamjet dhe qëndrimet e tij për situatën e tashme ekonomike, si dhe kushtet e përkeqësuara për organizimin dhe kryerjen e biznesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ceku se OBRM-PDUKM ka marrëdhënie të hapur ndaj biznesmenëve dhe angazhohet për mbështetjen e tyre në lehtësimin e kushteve dhe përmirësimin e sjelljes së biznesit. Ai tha se Maqedonia ka potencial të madh që është i papërdorur, për shkak mungesës së vullnetit të shtet për zhvillim në këtë fushë.


Mickoski gjithashtu tha se është e nevojshme nga Qeveria të kuptojë nevojat e biznesit dhe se rritja e tatimeve do të ndikojë drejtpërdrejt negativisht ndaj kompanive të Maqedonisë./Telegrafi/