LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Të hetohet kryetari i Prishtinës, që i shpërndan dhurata vetes dhe shokëve

Vetëvendosje: Të hetohet kryetari i Prishtinës, që i shpërndan dhurata vetes dhe shokëve

Sot, aktivistë të Qendrës së Prishtinës të lëvizjes Vetëvendosje dorëzuan në Departamentin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës informata për fillim të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt të interesit nga ana e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti.

Kështu u tha në një njoftim të lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivistja Rinë Zhitia tha se më 21 dhjetor të këtij viti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një vendimi ka ndarë 60 mijë euro për festivalin ‘Sunny Hill’ shumë të cilën e ka arsyetuar për pagesën e performancës së artistit Action Bronson.

“Kohëve të fundit, kryetari ka filluar që paranë e qytetarëve të Prishtinës, ta shpërndajë si t’i teket. Kujtojmë se kjo përveçse është e pandershme, në këtë rast, përbën edhe shkelje të rëndë të konfliktit të interesit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili është edhe vetë anëtarë bordi në festivalin ‘Sunny Hill’. Pavarësisht se ai mund të deklaroj tani ndryshe, ka deklarata publike dhe gjithashtu edhe ueb faqja e OJQ-së ku janë derdhur këto mjete e ka vërtetuar këtë. Megjithëse, kohën e fundit çuditërisht emri i Kryetarit si anëtarë bordi fshihet nga kjo web faqe”, tha Zhitia.

Përveç kësaj, kjo mbështetje e kryetarit të Komunës nuk ishte për një organizim publik për qytetarët e komunës, por kjo mbështetje shkoi për festivalin tek i cili biletat kanë qenë nga 35 deri në 75 euro.

“Duke ditur gjendjen ekonomike e sociale në vendin tonë (vetëm në Komunë të Prishtinës janë mbi 250 familje që presin në listën për banim), ky vendim i Komunës nuk është asgjë tjetër veçse rrëshqitje gjithnjë e më e madhe e qeverisjes komunale në oligarki e cila i favorizon organizimet e veta dhe të shokëve të tyre”, tha ajo.

Zhitia kërkoi nga departamenti i krimeve ekonomike në polici që të ndërhyjë dhe të hetojë konfliktin e interesit në këtë rast; të nisë hetimet për këtë rast flagrant ku kryetari Ahmeti po shpërndan mjete të qytetarëve nga buxheti i Komunës, si dhurata për veten dhe shokë e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori