LAJMI I FUNDIT:

Veseli: BE nuk ka qenë korrekt ndaj kosovarëve – liberalizimi s’ka të bëjë me çështje teknike por politike

Veseli: BE nuk ka qenë korrekt ndaj kosovarëve – liberalizimi s’ka të bëjë me çështje teknike por politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ndër të tjera, ka folur edhe për çështjen e mos liberalizimi të vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim, por BE nuk ka qenë korrekt ndaj kosovarëve.

“Tek liberalizimi i vizave, është një pjesë në të cilën e ndejmë vetën jo të kompletuar për faktin e kemi realizuar të gjitha ato kritere teknike të cilat na janë dhënë dhe në fund nuk ka ndodhur liberalizimi…në qoftë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë liberalizimin që 10 vite ku është Kosova në këtë rast. E kanë thënë disa herë zyrtarët e BE-së, se liberalizimi i vizave është çështje teknike nuk është fare politike dhe në fund po del të jetë politike”, ka deklaruar Veseli.


Më tej, Veseli konsideron se Kosova nuk duhet të nxitohet me deklarata karshi BE-së, duke theksuar se krerët politik duhet të jenë të rezervuar në momente të caktuara.

” Duhet ta themi të hapur se nuk kanë qenë korrekt me ne. Përgjegjësia e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian është shumë pozitive për Kosovën, po bëhet gabim në disa momente të caktuara me deklarata dhe ne duhet të jemi të rezervuar. Rrugëtimi i jonë drejt BE-së nuk përfundon në vitin 2018, liberalizimi i vizave duhet të ndodh, ne do të vazhdojmë me reformat në sistemin e drejtësisë, reformat në ruajtjen e stabiliteti makroekonomik dhe makro-financiar, reforma në shëndetësi e arsim,..,”,  thotë kryeparlamentari, shkruan Telegrafi.

Kreu i PDK-së, e pranon se Kosova ende ka një luftë të madhe kundër luftimit të korrupsionit për të cilën ka thënë se ka dështuar.

Ka edhe dështime, një nga dështimet që unë mund ta them është ende suksesi i mangët në luftimin e korrupsionit. Kosova po ecë pozitivisht, kemi stabilitet makro-financiar, kemi ndryshime pozitive në sektorin e infrastrukturës , kemi reforma në sistemin juridik, reforma në sektorin e shëndetësisë, kemi shumë lehtësime në sektorin e taksave për prodhuesit tonë, Kosova ka ecur në sport kemi disa medalje të jashtëzakonshme, kemi lojë të shkëlqyeshme të reprezentacionit tonë….”, ka deklaruar Veseli.

Veseli ka folur edhe për reformat brenda PDK-së.

I pyetur, se çka do të bëjë PDK me njerëzit që kanë manipuluar në emër të partisë, Veseli ka thënë se reformat brenda partisë janë duke ndodhur tashmë.

“E rikonfirmoj, reformat në PDK, janë duke ndodhur. Jemi në prag të procesit zgjedhor brenda partisë, kemi mbajtur 200 nga 1200 njësi zgjedhore në nivel të Kosovës. E kemi të qartë, i dimë sukseset, e dimë se çka duhet bërë tash, e dimë se çka duhet të përmirësohemi. Në dekadën e re, Kosova duhet të jetë përmbi standardin e gjysmës së shteteve të Bashkimit Evropian, duhet të jetë afër dhjetëshes së BE-së,”, ka thënë Veseli./Telegrafi

Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë me gazetarin, Muhamet Hajrullahu.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori