LAJMI I FUNDIT:

Shumë dhurata për fëmijët e SOS Fshatit

Shumë dhurata për fëmijët e SOS Fshatit

Fundi i vitit për të gjithë fëmijët në botë është momenti kur ata marrin dhurata.

Fëmijët zakonisht dhuratat i marrin nga familjet e tyre, por jo të gjithë nga këta kanë fat që të kenë një familje e cila kujdeset që atyre t’iu jepen dhuratat për fundvit.

Ky është rasti edhe me fëmijët e SOS Fshatit, të cilët ndoshta më shumë se të gjithë fëmijët e tjerë kanë nevojë për një përkushtim, me rastin e festave.

Kështu, një iniciativë për t’i gëzuar këta fëmijë është marrë nga kompania e ndërtimit “Al Trade Center” në bashkëpunim me portalin “Telegrafi.com” dhe kompaninë kreative “Tatamata”.

E veçanta e këtij viti për këto dhurata është se do t’iu shërbejnë gjatë gjithë vitit ku përmbajnë lodra të cilat janë edukativo-arsimore dhe nxisin lojën kolektive ndërmjet fëmijëve.

Dëshira për të ofruar diçka të re për këto festa të fundvitit për fëmijët e SOS Fshatit dhe ndarja e një pjese të lumturisë së festave, janë arsyet që se pse “Al Trade Center”, “Telegrafi.com” dhe “Tatamata” janë bërë bashkë për t’i zgjedhur këto dhurata të veçanta.

Përfaqësuesit e SOS Fshatit shprehen falënderimin dhe ftuan që të përkrahen edhe nga individë dhe kompani të tjera, në mënyrë që t’i bëjnë të lumtur këta fëmijë.

Para pranimit të dhuratave, të gjithë fëmijët e SOS Fshatit u argëtuan nga personazhe të veshur si babadimri dhe dordoleci.

Fëmijët ishin shumë të gëzuar dhe falënderues kur i pranuan këto dhurata, ku buzëqeshja e tyre dhe gëzimi për këto festa ishte gjëja më e vlefshme që këto kompani pranuan këtë fundvit.

Artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar