LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e QUINT-it, jemi të interesuar të ketë dinamikë të re të bisedimeve me Serbinë (Video)

Limaj: Delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e QUINT-it, jemi të interesuar të ketë dinamikë të re të bisedimeve me Serbinë (Video)
Foto: Arkiv

Kryesuesi i Ekipit negociator, Fatmir Limaj pas takimit të përbashkët me ambasadorët e vendeve të QUINT-it tha se janë të interesuar të futen të një dinamikë të re të bisedimeve me Serbinë, e cila do të sillte sa më shpejt mbylljen e një marrëveshjeje, e që do sillte paqe rajonit, duke respektuar interesat e  dy shteteve.

Limaj në një konferencë për media tha se ideja e takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it ishte të tregohet serioziteti dhe për përkushtimin e Kosovës në dialogun me Serbinë, angazhimin tonë për një proces transparent.

“Jemi të interesuar të futemi në një dinamikë e cila do të sillte sa më shpejt mbylljen e një marrëveshje me Serbinë që do t’i sillte paqe rajonit, në respekt të interesave të dy shteteve. Ambasadorët shprehën mbështetje të plotë dhe inkurajuan angazhimin edhe të tjerëve në këtë proces”, tha ai, raporton Telegrafi.


Limaj bëri të ditur se janë duke punuar në mbledhjen e materialeve që deri tani janë diskutuar në dialog. Sipas tij, nga Qeveria tashmë i kanë mbledhur, ndërsa kanë marrë zotimin edhe nga Presidenti se do të merren të gjitha materialet nga Zyra e tij.

“Ideja e kësaj është të shihen të gjitha ato marrëveshje të mira, të ruhen, të shihen si dhe të ndërtohet një platformë”, tha ai.

Kryesuesi i Ekipit negociator tha se në 10 ditshin e parë të janarit do të jenë në Bruksel dhe presin të takohen me Mogherinin për të prezantuar idetë dhe të dëgjojnë nga BE-ja si e shohin procesin.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territorit, Limaj tha se aty ku formohet ushtria fuqizohet dhe stabilizohet shtetit.

Kryesuesi i Ekipit negociator tha se delegacioni shtetëror nuk flet në baza partiake e shtetërore, por ka qëndrime shtetërore në raport me Serbinë.

I pyetur rreth deklaratave të presidentit serb, Aleksander Vuçiq se Limaj është i papranueshëm të jetë në delegacionin e bisedimeve, tha “Me pas ngu vullnetin tonë as na nuk kishim bisedu me ta….  nuk është e domosdoshme me i pëlqy njani tjetrit…e sigurisht se nuk i pëlqejmë njëri-tjerit”. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori