LAJMI I FUNDIT:

Veliu falënderoi humanistin Kastrati për ndërtimin e 15 shtëpive në Llap

Veliu falënderoi humanistin Kastrati për ndërtimin e 15 shtëpive në Llap

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në një takim humanistin Halil Kastrati – kryetar i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, me të cilin janë dakorduar për ngritjen e bashkëpunimit në nivel institucional.

Gjatë takimit me kryetarin Veliu, humanisti Halil Kastrati e informoi atë se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” gjatë këtij viti ka ndërtuar 15 shtëpi për familje me gjendje të rëndë ekonomike, të cilat nuk e kishin të zgjidhur çështjen e banimit.

Kastrati tha se kjo shoqatë gjatë këtij viti ka ndihmuar shumë familje me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve skamnore dhe ofron ndihmë mujore financiare për fëmijët jetimë.


Ndërsa Veliu falënderoi humanistin Kastrati për kontributin dhe angazhimin në ndërtimin e shtëpive dhe formave të tjera të ndihmave humanitare.

Me këtë rast kryetari Veliu dhe humanisti Kastrati u dakorduan që bashkëpunimin mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ta ngrisin në nivel institucional, në mënyrë që të përfshihet një numër sa më i madh i familjeve në nevojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Lajme
Kalo në kategori